Shkurt.ch
Zvicra nuk dëbon spanjollin e dënuar për vjedhje
Një shofer spanjoll nuk do të dëbohet nga Zvicra pavarësisht se është dënuar për pjesëmarrjen e tij në një grabitje.
Vendimi nga gjykata më e lartë e Zvicrës përcakton një precedent për të ashtuquajturat ‘raste të vështira’ kur vendoset se cilët kriminelë të huaj duhet të deportohen.
Më 1 janar 2017, një ligj i ri zviceran hyri në fuqi. Ai u lejon gjykatave të deportojnë të huajt që banojnë në Zvicër në vendin e tyre të origjinës për një sërë veprash, duke përfshirë vrasjen, dëmtime të rënda trupore, sulme seksuale ose krim të rëndë kundër pronës, përcjell albinfo.ch
Një dispozitë e ligjit i udhëzon gjyqtarët të marrin në konsideratë nëse një deportim do të ishte një masë joproporcionale në rastet individuale. Ku mund të marrë parasysh se ku ka lindur krimineli, sa kohë ka jetuar në Zvicër, nëse ka fëmijë në vend dhe nëse ka probleme specifike në zhvendosjen në vendin e tyre të origjinës.
Të enjten, Gjykata Supreme e Zvicrës vendosi që spanjolli duhet të lejohet të qëndrojë në Zvicër pavarësisht se është shpallur fajtor për bashkëpunëtor i një grabitje dhe përdorim të armëve të zjarrit dhe të narkotikëve.
Në këtë rast burri ka lindur dhe rritur në kantonin Valais, ka dy fëmijë në Zvicër, është financiarisht i pavarur dhe nuk ka familje ose kontakte të ngushta në Spanjë.
Rreth një e katërta e popullsisë zvicerane – më shumë se 2 milionë njerëz – kanë vetëm pasaporta të huaja, një përqindje që po rritet. Rreth 300,000 nga ky grup u lindën dhe u rritën në Zvicër pa u bërë ndonjëherë shtetas të shtetit alpine.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












