Lajme
Gjykata gjen fajtor “Grupin e Llapit”
Deputeti Latif Gashi është dënuar me 6 vjet burg, Nazif Mehmeti u dënua me 3 vjet burg, kurse ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi u dënua me 4 vjet heqje lirie
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtor tre ish-guerilët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafën, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin të njohur si “Grupin eLlapit” më 13 vjet heqje liri. Ata u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile.
Në bazë të vendimit, deputeti Latif Gashii njohur i “komandant Lata”, është dënuar me gjashtë vjet burg, Nazif Mehmeti u dënua me tri vjet burg, kurse anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish komandanti i Zonës së Llapit, gjeneral Rrustem Mustafa-Remi u dënua me katër vjet heqje lirie.
Në arsyetimin e gjykatës, siç raporton “Express” thuhet se të pandehurit kanë pasur përgjegjësi për veprimet që kanë ndodhur, përfshirë këtu rrahjet dhe torturimet në qendrën e paraburgimit në Prapashticë ndërmjet periudhës 1998 deri me 1999.
Prokuroria e rastit ka kërkuar që Latif Gashi të dërgohet menjëherë në paraburgim, mirëpo Trupi gjykues duke marrë parasysh se të pandehurit kanë qenë në paraburgim, ka vendosur që kjo mos të ndodh menjëherë, pasi sipas tyre, vendimi ende nuk është i formës së prerë.
Nëse gjykata vendos të kompensoi paraburgimin, vuajtjen e dënimit në burg mund ta vuaj vetëm i akuzuari Latif Gashi, ndërkaq të tjerët nuk do ta vuanin dënimin. Kjo, sepse, të dënuarit kanë qenë edhe më parë në burg për të njëjtat akuza, e po ashtu kanë qëndruar një kohë edhe në paraburgim.
Mbrojtja beson se aktgjykimi është i padrejtë pasi që sipas tyre të pandehurit për të tretën herë po akuzohen për pikë të njëjtë të aktakuzës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













