Lajme
Universiteti Veror, i hapur edhe për studentët e diasporës
Edicioni XIII i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës do të organizohet në kampusin e Universitetit të Prishtinës prej datës 22 korrik deri më 2 gusht 2013
Gjatë kësaj periudhe dyjavore është planifikuar të mbahen 24 kurse nga fusha të ndryshme të studimit.
UVNUP-ja është e hapur për të gjithë studentët dhe stafin akademik të universiteteve, respektivisht të instituteve shkencore të të gjitha vendeve të botës, përfshirë edhe studentët e diasporës, thuhet në një njoftim të UP-së.
Në këtë edicion veror janë paraparë të pranohen rreth 350 studentë, prej të cilëve parashihen 150 ndërkombëtarë, ndër ta 75 nga Evropa Juglindore, si dhe nga vendet e rajonit, ku bëjnë pjesë: Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Moldavia dhe Rumania. Pjesa tjetër e studentëve pjesëmarrës janë nga Universiteti i Prishtinës, përfshirë një numër të vogël të studentëve nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Të gjithë studentët inkurajohen të aplikojnë për Universitetin Veror 2013. Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike këtu ose personalisht në Zyrën e Universitetit Veror 2013, ndërtesa e Fakultetit Juridik, K/4, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Afati i fundit për aplikim është 10 qershor 2013.
Për studentët ndërkombëtarë një nga kriteret për pranim në UVNUP do të jetë edhe njohja shumë e mirë e gjuhës angleze si dhe përshtatja e fushës së studimit me kursin e përzgjedhur.
Për studentët vendës, për shkak të numrit të madh të aplikantëve, përzgjedhja do të bëhet në bazë të notës mesatare dhe nivelit të njohjes së gjuhës angleze. Testimi i njohurive në gjuhën angleze do të bëhet nga stafi akademik i UP-së.
Në edicionin 2013 të Universitetit Veror Ndërkombëtar do të mbahen 24 kurse/seminare në fusha të ndryshme studimi, si shkenca sociale, juridike, ekonomike, agrare, arte, mjekësi si dhe diskutime publike/panele dhe aktivitete të ndryshme rekreative.
Certifikatat dhe ECTS kreditë
Pjesëmarrësit / studentët të cilët ndjekin të paktën 80% të klasave të tyre dhe i kalojnë provimet ose detyrat e duhura, do të fitojnë kredi ECTS nëpërmes “Certifikatës së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës”. Kjo certifikatë përfshin përshkrimin e kursit, ECTS kreditë dhe notat e studentit. Certifikata do të deklarojë emrin e pjesëmarrësit dhe do të nënshkruhet nga profesori vizitor i UVNUP-së dhe nga bashkëprofesori. Certifikatat janë hartuar sipas standardeve të Bolonjës.
Gjuhë e komunikimit në të gjitha kurset e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të jetë gjuha angleze.
Forumet publike/Punëtoritë
Forumet publike do të jenë pjesë përbërëse e Universitetit Veror, të cilat ngjallin debate të problemeve të ndryshme socio-ekonomike në shoqëri. Gjatë Universitetit Veror do të organizohet të paktën një forum i hapur me studentët pjesëmarrës dhe do të ftohen për debat personalitete të shquara të vendit tonë.
Aktivitetet rekreative
Në aktivitete rekreative parashihen:
• Ekskursione në fundjavë (2)
• Një darkë hapjeje dhe mbylljeje për stafin akademik, zyrtarët e UP-së dhe të UVNP-së
• Një aheng hapjeje dhe mbylljeje për studentët e UVNP 2013
• Mbrëmje studentore
• Turnire futbolli
• Aktivitete të tjera rekreative.
Mësimdhënësit
Numri i mësimdhënësve do t’i përshtatet numrit të kurseve/seminareve, duke i ndarë kështu për njësi kursi një mësimdhënës ndërkombëtar dhe një mësimdhënës vendës (si bashkëpunëtorë).
Për më shumë ju ftojmë të vizitoni linkun zyrtar të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës www.uvp.uni-pr.edu apo të kontaktoni znj. Mirjeta Ismajli në email adresën [email protected]
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












