Lajme
Burokracia pengon ambientin e të bërit biznes
Burokracia nga agjenci të ndryshme qeveritare po e pengon ambientin e të bërit biznes në Kosovë, tha Mimoza Kusari- Lila, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë
Pengesa paraqet niveli lokal, ndërsa investimet e huaja nuk i sjellin ligjet dhe rregulloret, por një përvojë e mirë e tyre, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari- Lila, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
„Ka shumë punë për të bërë, për të përmirësuar ambientin e biznesit dhe për të ardhur në fazën e një shteti të zhvilluar, duhet që të gjitha segmentet e shoqërisë të jenë të zhvilluara. Pengesat që aktualisht janë identifikuar dhe për të cilat jemi duke punuar dhe kemi punuar më herët që të eliminohen, janë në raport të politikave fiskale, gjegjësisht përmirësimi i tyre në mënyrë që sektori i prodhimit të ketë një avancim, përkatësisht importi i lëndës së parë dhe makinerisë të bëhet me kushte të favorshme“, tha ministrja Kusari-Lila.
Kusari-Lila tha se në raport me sektorin privat janë duke punuar me programe konkrete, në mënyrë që të ngrihen kapacitet e ndërmarrësisë në Kosovë.
„Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, vërejmë shumë rrugë për të bërë edhe te ndërmarrësit, në mënyrë që të arrihet një nivel dhe një standard i operimit, i standardeve të kualitetit të produkteve, i përgjegjësisë shoqërore të korporatave, të gjitha këto janë pjesë e ambientit të biznesit. Prandaj, nuk mund të merret vetëm një segment i shoqërisë me përmirësimin e kushteve“, tha mes të tjerash në këtë intervistë ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë.
Një diskrepancë tjetër që ka ekzistuar dhe ekziston me vite të tëra në Kosovë, është në mes niveleve, gjegjësisht shtyllave qeverisëse, asaj lokale dhe asaj qendrore.
„Unë vetë kam qenë dëshmitare, disa herë, kur ka tendencë të politizimit apo tej politizimit të një akti ligjor, në mënyrë që të përfitohet apo të arrihen pikë politike, por që drejtpërdrejt kanë ndikuar ose në vonesa, ose jo në përmirësim të ambientit të biznesit“, thotë Kusari-Lila.
Për të përmirësuar tërë ambientin e biznesit, për të pasur Kosovën të zhvilluar ekonomikisht, ministrja tha të jetë i domosdoshëm një koordinim dhe sinkronizim i të gjithë akterëve që merren me biznes në Kosovë.
Në pyetjen se a ekziston burokracia dhe neglizhenca në institucionet kosovare, ministrja Mimoza Kusari Lila ka pohuar se burokraci ka në Kosovë, si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atë qendror.
„Kushdo që thotë se nuk ka, nuk është e vërtetë. Për shkak se ka raste që ne, edhe në agjenci të ndryshme që i raportojnë Kuvendit, duhet të intervenojmë për përshpejtim të procedurave. Ka raste kur ato bllokohen, për interesa personale apo qëllime tjera që janë të sanksionuara me ligj. Por, që pavarësisht insistimit tonë, që të përshpejtohet procedura ose të shkojë në procedurë të rregullt, ka kokëfortësi apo rezistencë nga institucione të caktuara“, tha zëvëndëskryeministrja kosovare.
Ajo thotë se janë bërë përmirësime në regjistrimin e biznesit, janë bërë reduktime në dokumente sa i përket importit dhe eksportit të mallrave.
Ndërsa, këtë javë, në Qeveri që të kalojë ligji ombrellë për leje dhe licenca, ligj ky që do të shkurtojë mbi 40 për qind të lejeve dhe licencave aktuale në Kosovë.
Këto dukuri kanë penguar edhe ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë?
„Unë besoj se investitorët e huaj do të vijnë në Kosovë, kur në vazhdimësi, vit pas viti shohin përmirësim. Vetëm një ligj, ose vetëm një rregullore nuk sjell investime, sjell një përvojë të mirë, sjell investime të suksesshme të pioniereve, gjegjësisht atyre të parëve që vijnë për të investuar. Dhe, besoj se përmirësimi i Kosovës në indeksin e Bankës Botërore, për të bërë biznes vit pas viti, dhe konsistenca e ndryshimeve është ajo që i sjell investitorët“, tha Kusari-Lila.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë kërkuar që mos të bëhen ndryshime në Ligjin për investimet e huaja në Kosovë, pasi, sipas tyre, ky ligj diskriminon investitorët e brendshëm.
„Përveç asaj është edhe fakti, se kosovarët të cilët janë shtetas të Kosovës, kanë tjera perceptime dhe natyrisht se ata, si qytetarët të Kosovës, janë të vetëdijshëm për rregullimin dhe shtetin e Kosovës, përderisa për investitorët e huaj, nevojitet një garanci. Në rastin konkret, ky ligj, çka nuk ka ligji i Kosovës, mbron investimet e huaja, nga nacionalizimi. Janë situata që kanë ndodhur vitin e kaluar edhe në vendet e Amerikës Latine, ku shteti vendos me një ligj, që të nacionalizojë pronat, të cilat njëherë ishin privatizuar“, thotë ministrja Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











