Kuriozitete
Ekspozohen kamerat e spiunazhit
Në Muzeun e fotoaparateve në Malatya të Turqisë mund të shohim 1.890 aparate, ndërsa vëmendjen më të madhe e tërheqin ato që janë përdorur për aktivitetet e spiunazhit.
Muzeu u themelua nga qyteti i Malatya-s dhe që kur u hap vitin e kaluar, u vizitua nga më shumë se 100 mijë mysafirë. Në muze janë ekspozuar fotoaparate të atyre që janë prodhuar në vitin 1876, deri tek ato modernet si dhe pajisjet shoqëruese, përcjell albinfo.ch.
Aparatet janë klasifikuar në 44 kategori, ndërsa vëmendje më së shumti tërheqin aparatet që janë për aktivitete spiunazhi. Ndër eksponatet më të njohura është pajisja në formën e një ene të sheshtë për ujë.
Megjithatë, përveç aparateve për dizajnin e të cilave më meritorë janë amerikanët dhe gjermanët, janë ekspozuar edhe produktet e fshehura në orë dore, në takat e këpucës dhe ato të lidhura me kyçin e këmbës.
Eksponatet e fundit në këtë kategori janë tri aparate speciale të veshura me arë. Punonjësi i muzeut dhe koleksionisti Baki Tamer Selçuk tha se ky është një nga muzetë më të mëdha dhe më të rëndësishme në Azi dhe Evropë të këtij lloji.
Ai shtoi se 44 kategoritë janë të rregulluara kronologjikisht, gjë që u mundëson vizitorëve të fitojnë një pasqyrë të qartë dhe sistematike të eksponateve. Në kategorinë “e aparateve të spiunazhit” janë ekspozuar mostrat e përdorura që nga viti 1886 deri më sot.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë shtëpinë e Kosovës Pa dyshim se “Shtëpia e Kosovës” është një nga komponitë më në zë, si nga ana...
-
Shqiptari diplomon në Columbian University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?