Lajme
Dom Lush Gjergji: Toleranca jonë ndërfetare ka rrënjë të thella
Rrënjët e kahmotshme të tolerancës sonë ndërfetare, me gjithë provokimet, nuk kanë lejuar që ajo të tronditet. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dom Lush Gjergji, vikar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës
“Toleranca jonë, më tepër vëllazëria jonë gjithëshqiptare mbështetet mbi të gjitha në historinë, në traditën dhe kulturën tonë të përbashkët të vjetër më se 1500 vjet, kur kemi qenë të gjithë të krishterë derisa nuk erdhën sundimet e të huajve dhe të huajt u munduan të na ndajnë dhe të na përçajnë. Të na ndajnë arritën zyrtarisht, sepse tash jemi të krishterë dhe myslimanë, dhe të krishterët jemi ortodoksë dhe katolikë, në Kosovë më pak, kurse në Shqipëri më tepër, sidomos pjesa ortodokse, dhe janë sektet e ndryshme në mes të vëllezërve shqiptarë myslimanë”, thotë Dom Lush Gjergji në fillim të intervistës.
“Por, ajo çka është dhe fondi ynë i përbashkët, është vëllazëria jonë gjithë shqiptare. Këtë, as ndarjet, as përçarjet, as sundimet e të huajve, as kalimi prej sistemit në sistem nuk ka arritur kurrë ta asgjësojë. Aty-këtu është munduar ta dëmtojë, por shqiptari e ka ruajtur ndjenjën e përkatësisë së përbashkët iliro-shqiptare, prandaj edhe ndjenjën e vëllazërisë. Dhe, kjo vazhdon dhe duhet të vazhdojë me një motivim edhe më të madh, që, përpos se jemi vëllezër si shqiptarë, duhet ta kultivojmë, ta rrisim e ta shtojmë gjithnjë se jemi vëllezër edhe si besimtarë monoteistë, secili në përcaktimin, bindjen dhe zgjidhjen e vet, por të jemi vetvetja dhe për t’ia mundësuar edhe tjetrit që të jetë vetvetja.
Ky është parimi bazë, parimi i shenjtë që, fundja, liria fetare është parakusht i të gjitha lirive. Nëse Zoti na ka krijuar të lirë, kush jemi ne që t’ia mohojmë lirinë njëri-tjetrit?!
Mjaft na kanë mohuar të tjerët që na kanë sunduar, e ne vëllai vëllait, në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë, as t’ia mohojmë, ta kërcënojmë e as ta rrezikojmë, por t’i themi feja është ofertë, është mundësi, zgjidhe ajo çka më së tepërmi ty të pëlqen, ty të ndihmon që të jesh shqiptar i mirë, që të jesh njeri i mirë, që të kesh familje të mirë, që të jesh i sigurt dhe i lumtur në jetë se bashkëpunon me Zotin dhe me të afërmit. “Unë besoj se pasi s’kemi gjëra për eksportim, së paku të eksportojmë këtë çka e kemi që është tradita dhe kultura e jonë, e cila e ka zanafillën prej Konstantinit të Madh, një dardan, një ilir, i cili e ndërroi historinë e botës dhe për herë të parë i barazoi të krishterët me paganët, shprehet veç tjerash Dom Lush Gjergji në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
Më tutje, Dom Lush Gjergji përgjitjet rreth shqetësimit që shprehet në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit për mungesën e një mekanizmi shtetëror për dhënien e statusit juridik të grupeve religjioze. “Këtu është një problem, të cilin e kemi shqyrtuar edhe ne, si Ipeshkvij dhe Kisha Katolike në Kosovë, sepse mungon ende ligji për bashkësitë fetare. Një propozim-ligj ka qenë, ne i kemi dhënë vërejtjet dhe propozimet e tona. Është thënë se diku në fund të vitit të kaluar apo në fillim të 2013-s do të shqyrtohet në Parlament. Nuk dimë përse ky ligj nuk ka ardhur ende në Parlament, nuk është diskutuar dhe nuk është votuar.
Mungesa tjetër është se Qeveria e Kosovës nuk ka një mekanizëm apo një ministri sikurse në vendet tjera, apo një zyre, sikurse në Maqedoni, për shembull, është zyra për marrëdhëniet shtet-bashkësi fetare.
Në vendet tjera, sidomos në Evropë dhe Amerikë, është një ministri, e cila enkas merret me këto çështje. Ne nuk hyjmë në atë se si do të jetë, por mendojmë se do të ishte mirë që edhe Qeveria jonë dhe shteti i brishtë dhe i ri i Kosovës, ta ketë një mekanizëm që të dinë edhe besimtarët, por edhe shteti, se me kë dhe si të komunikojë.
Ne kemi marrëdhënie të mira dhe të rregullta me Qeverinë, me presidenten, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, e ministrat tjerë, por këto janë krejt marrëdhënie të karakterit personal dhe ndërpersonal, në forma jozyrtare.
Derisa mos ta kemi ligjin, i cili definon bashkësitë fetare, derisa mos ta kemi një mekanizëm ndërmjetës të komunikimit ndërmjet bashkësive fetare dhe Qeverisë së Kosovës, sigurisht se mund të ketë vështirësi dhe kjo mendoj se është mungesë. Për nga ana jonë e konsideroj mungesë, ka thënë veç tjerash Dom Lush Gjergji në intervistën e gjatë për Radion Evropa e Lirë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












