Lajme
Prodhimet “Made in Kosova” të padëshiruara në BE
Me të parë vendin e origjinës së prodhimit “Made in Kosova”, qytetarët e vendeve të BE-së kanë përshtypjen se këto produkte janë të dobëta
Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian hezitojnë t’i konsumojnë produktet që kanë mbishkrimin e prodhimit “Made In Kosova”. Me të parë vendin e origjinës së prodhimit, qytetarët e vendeve të BE-së kanë përshtypjen se këto produkte janë të dobëta.
Ky “fenomen” ka shqetësuar prodhuesit kosovarë, të cilët përveç vështirësive për t’i shitur produktet e tyre në vendet fqinje, për shkak të problemeve politike, tanimë janë duke hasur një varg pengesash edhe me eksportin në vendet anëtare të BE-së.
Eksportuesit e paktë që i ka vendi thonë se kjo po i dekurajon ata për të rritur investimet në prodhimtarinë e tyre.
Një prodhues vendi në kushte anonimiteti i ka thënë KTV-së se gjatë përpjekjeve të tij për të hyrë me prodhimet e tij në Gjermani, një gjë e tillë i është pamundësuar për shkak se i është kërkuar të hiqet mbishkrimi Made in Kosova, pasi që prodhimet me këtë mbishkrim po konsiderohen të kualitetit të dobët.
Një fakt të tillë e pranojnë edhe zyrtarë të Odës Ekonomike të Kosovës. Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pret që këto probleme të zgjidhen pas arritjes së marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian.
Eksporti i prodhimeve të Kosovës në tregjet e vendeve të BE-së ka shënuar një rritje të lehtë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













