Lajme
“Yue Madeleine Yue” ftohet në Shanghai të Kinës
Shfaqja kosovare “Yue Madeleine Yue” është ftuar të marrë pjesë në edicionin e 7-të të Shanghai International Experimental Theatre Festival (Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Eksperimental Shangai), që do të mbahet nga 11 deri me 18 tetor 2013 në Shanghai të Kinës
Festivali që zgjatë një javë, e ku prezentohen produksionet nga kompani teatrore të njohura nga e tërë bota, organizohet nga Shanghai Theatre Academy (STA).
Shanghai International Experimental Theatre Festival që është themeluar në vitin 1998 nga Akademia Teatrore e Shangait, është zhvilluar si një bienale e rregullt e cila mirëpret grupet teatrore nga më të mirat në botë. Veç shfaqjeve, gjatë festivalit mbahen edhe hulumtime dhe diskutime të shumta për shfaqjet, të cilat synojnë të rrisin prosperitetin për tjetrin eksperimental, dhe, në të njëjtën kohë, promovojnë shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe vendeve të tjera të botës.
“Yue Madeleine Yue”, që, me gjasë, është produksioni i parë teatror që ftohet në Kinë, do të ketë 3 prezentime para publikut në Shanghai. Ftesa në adresë të trupës Kosovare ka ardhur nga Baorong Gong, udhëheqës i Akademisë Teatrore të Shangait.
“Yue Madeleine Yue”, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina, është dramë e autorit Jeton Neziraj. Regjinë e kësaj shfaqjeje e ka bërë Blerta Rrustemi, muzikën e ka komponuar Gabriele Marangoni, koreografinë: Gjergj Prevazi, skenografinë dhe dizajnin e dritave: Nico de Rooij, kostumet Dorothy Barnes, kurse luajn: Anisa Ismaili, Kujtim Pacaku, Adrian Morina, Fitore Broqi, Bajram Kinolli – Kafu dhe Fisnik Sykaj, muzicient: Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), ass. Kostumografe: Amber Givens, menaxhere e skenes: Adelina Berisha, ndricimi: Skender Latifi.
Në qendër të kësaj tragjikomedie të absurdit është një familje rome e kthyer me forcë nga Gjermania në Kosovë. Të ndodhur në një realitet të ri, atyre tani u duhet të ballafaqohen me sfidat e shtetit të sapolindur. Vajza rome, Medlin, një ditë bie në një gropë të hapur nga një kompani ndërtimi. Dhe derisa vajza e mbetur në koma, lufton me vdekjen, babai i sajë, në përpjekje për të kërkuar drejtësi, ballafaqohet me zyrtarë burokratë, biznesmenë, policë e punëtorë ambasadash. Kjo është një dramë politike për pasluftën kaotike në Kosovë, por, para së gjithash, është një dramë për romët e padëshiruar në Evropë. Larg atyre stereotipet për romët, larg atij ekzotizmit që përcjellë zakonisht temat rome, “Yue Medlin Yue” është një dramë inteligjente që shqyrton në mënyrë të shkëlqyeshme procesin emocional nëpër të cilin sot kalojnë me mijëra rom të Evropës, të cilët u nënshtrohen proceseve të dhunshme të riatdhesimit.
“Yue…” ka pasur premierën botërore në teatrin austriak “Volkstheater”, ku është dhënë në kuadër të festivalit “Die Besten aus dem Osten: Folge 10”, më 24 dhe 25 shkurt 2012.
Mediat austriake i patën dhënë jehonë të jashtëzakonshme shfaqjes Kosovare.
“Blerta Rrustemi ka inskenuar ketë rrëfim tragjik me gjashtë aktorë dhe dy muzikantë, si një revy temporale numrash. Shfaqja është përplot humor, në mes një hareje fëmijërore dhe të një satire të furishme, nëpërmjet të cilave mëshira dhe poezia nuk qëndrojnë kurrë në të njëjtën rrugë”, shkruan gazeta austriake “Der Standard” në Vjenë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










