Sport

Turne shahu në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018”

Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA: www.keshilli-koordinues.at), në kuadër të manifestimeve për nder të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018”, në ambientet e shoqatës “Kërçova”, klubi shqiptar i shahut Arbëria organizoi një turne të hapur shahu.

Ky aktivitet u ndihmua nga KKShShA, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, ndërmarrja “Alushaj” dhe shtypshkronja “Alba Kopie” me pronar Gjevat Balaj, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht, në emër të KKShShA të pranishmëve ju drejtua Vinçenc Palushaj, sekretar, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri në promovimin e vlerave kulturore të kombit tonë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes këtij subjekti dhe klubi shqiptar të shahut Arbëria me seli në Vjenë. Ai në mënyrë të veçantë u fokusua ne moton e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri “Bukë, kripë e zemër”, duke  potencuar posaçërisht pjesëmarrjen në këtë aktivitet të shahistëve të kombeve tjera, si austriakë, sirianë, etj.

Në turne morën pjesë 17 shahistë. Lojërat u zhvilluan në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa, shpërblime modeste në vlerë monetare dhe mirënjohje.

Në fund, në emër të klubit Arbëria pjesëmarrësit i përshëndeti edhe trajneri Agron Çika.

Gjyqtare e turneut ishte Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës.

Ky aktivitet u mbështet dhe vizitua edhe nga aktivistët shqiptarë në Vjenë.

Renditja përfundimtare: pikë

  1. Kadri Berbati 6
  2. Gregor Neff, Ing 6
  3. Sajadi Muhamed Faruk 5
  4. Agron Çika 4,5
  5. Fatos Krasniqi 4
  6. Faredin Xhakaj 4
  7. Safet Hyseni 4
  8. Christoph Götz 4
  9. Hamdi Hysenaj 4
  10. Sokol Çekani 3
  11. Milot Gashi 3
  12. Kosay Said Isaa 3
  13. Valentin Jauker, Mag. 3
  14. Petrit Zenuni 3
  15. Hussam Wehba 2,5
  16. Labib Wehba 2
  17. Hanna Wehba 2

Përndryshe, klubi shqiptar i shahut Arbëria këtë vit, si dhe dy vitet e kaluara,  garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës. Momentalisht, pas xhiros së katërt të kampionatit në sezonin 2018/2019, në ligën e dytë të Vjenës ekipi Arbëria gjendet në vendin e dytë, ndërsa në ligën e kategorisë së dytë udhëheqë tabelën e klasifikimit në grupin prej 8 klubeve.

Në gjashtë vitet e kaluara ky ishte turneu i trembëdhjetë me radhë i organizuar nga ky klub.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch