Lajme
Mjekët po ikin nga Kosova, nuk janë të kënaqur
Mjekët specializantë i marrin nga 500 euro pagë mujore, ndërsa apetitet e tyre janë shumë më të larta. Ata ose po dalin në sektorin privat, ose po marrin kurbetin
Kushtet që ka ofruar dhe po ofron në vijimësi Republika e Kosovës, nuk i ka joshur mjekët kosovarë që të punojnë në vendlindje, prandaj një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë zgjedhur shtetet e huaja për ta përmbushur “betimin e Hipokratit”.
Një pagë mestare në vlerë 500 euro për mjekët specialistë, nuk ua përmbushë apetitet atyre që punojnë në sektorin publik, prandaj ose po dalin në sektorin privat ose po e lëshojnë Kosovën dhe profesionin e tyre po zhvillojnë gjetiu, aty ky zanati i mjekut ka vlerë.
Edhe pse zyrtarët institucionalë nuk kanë statistika se sa mjekë punojnë në institucione shëndetësore jashtë Kosovës, ishte një konferencë me mjekët e diasporës që u mbajt në Prishtinë, aë tregoi se numri i atyre janë në botën e huaj është shumë i madh.
Sipas zyrtarëve brenda Ministrisë së Shëndetësisë, janë të paraqitur rreth 150 mjekë specialistë, të cilët nuk kanë mundësi punësimi në vend. Ndërsa vetëm vitin e kaluar, shtatë mjekë specialistë e kanë lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për t’u punësuar në sektorin privat.
Gani Abazi është mjek neurokirurg nga Prishtina, i cili ka shkuar në Amerikë për avancim të mëtutjeshëm profesional. Ai aktualisht jeton dhe punon në Departamentin e neurokirurgjisë në një nga spitalet e Harvardit në SHBA.
“Unë kam shkuar atje për studime të mëtejshme dhe pas përfundimit të magjistraturës, e kam parë të domosdoshme të specializoj në Amerikë. Diferenca ndërmjet Kosovë dhe vendit ku punoj unë, në Amerikë, është shumë e madhe, në raport me monitorimin e kualitetit të procedurave, ekselencën klinike, sigurimet shëndetësore”, tha ai.
Në Amerikë, sipas tij, është e protokolluar dhe jepet trajnimi më i mirë i mundshëm për mjekët, por në qoftë se nuk kryhet puna si duhet, atyre mjekëve u merret menjëherë licenca.
“Mendoj se është një lloj zinxhiri i përgjegjësisë, sepse ne kemi të bëjmë me jetën e njeriut dhe duhet të jemi përgjegjës edhe para ligjit, edhe para normave etike që janë në shëndetësi”, tregon Abazi, raporton REL.
Por, ai thotë se me kohë do të kthehet në Kosovë dhe do të kontribuojë në sektorin e shëndetësisë.
“Patjetër se do të kthehem dhe të kontribuoj në ndërtimin e një qendre specialistike moderne të neurokirurgjisë në Kosovë dhe të inkorporoj politikat shëndetësore në kuadër të ekselencës klinike”, thekson Abazi.
Edhe Islam Miftari, mjek familjar dhe magjistër mbi substancat që krijojnë varësi te njeriu, jeton në Kanada. Ai bën dallimin ndërmjet pacientëve kosovarë dhe atyre kanadezë, të cilët janë të varur nga substancat narkotike dhe kanë nevojë për trajtim.
“Kam mbaruar magjistraturën në Kanada, atje dhe jam i specializuar në mjekësinë familjare. Kam punuar në Kosovë për shumë vjet dhe nëse bëhet krahasimi për trajtimin e pacientëve sa i përket substancave narkotike, janë të mëdha. Kushtet që janë në Kanada, janë të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, derisa këtu nuk ka as përafërsisht diçka të ngjashme për atë që pacientët kanë nevojë”, shprehet Miftari.
Ai Kosovën e sheh si vend me potencial për prevalencë të lartë të personave që përdorin substance narkotike.
“Numri i përdoruesve në Kosovë, është në rritje e sipër dhe do ta quaja një problem emergjent për shoqërinë kosovare për të bërë diçka. Ka çka punohet dhe ka hapësirë për t’u ofruar ndihmë këtyre personave. Arsyeja e zhvendosjes sime ka qenë edhe familjare, por po qe se më jepet rasti, do të kthehem dhe përvojat e mia nga Kanadaja, do t’i praktikoj në Kosovë”, shton Miftari.
Faik Hoti është drejtor i Departamentit për informimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai thotë se migrimi i mjekëve nga Kosova në vendet tjera, është fenomen që po ndodh.
“Kohëve të fundit ka një interesim më të madh dhe është evidente që pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe pamundësisë që të inkuadrohen në programin e specializimit apo në punësim, opsion është edhe dalja nga Kosova dhe kërkimi i alternative tjera për ta”, deklaron Hoti.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










