Shëndetësi
Kthehet nga Franca për të punuar në Shqipëri
Mjekët jo vetëm po e braktisin Shqipërinë, shumë prej tyre kthehen nga vendet perëndimore për të punuar në Shqipëri
Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve, por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.
Një prej tyre është edhe Dr. Valmira, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë, transmeton “ATSH”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manasterliu bën të ditur se Dr. Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin shqiptar shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore.
Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në projekt buxhetin e 2019 për shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













