Lajme
Turqia, investitori kryesor në Kosovë
Në Samitin e 16 Ekonomik të Euro Azisë, u kërkua qasje me proaktive në sektorin ekonomik dhe një angazhim më të madh të grave në vendimmarrje
Në vitin 2011, Turqia ishte investitori i tretë më i madh në Kosovë, ndërsa në vitin 2012 arriti të investoj 65.6 milionë euro duke u bërë investitori kryesor në Kosovë. Kështu deklaroi i zëvendëskryeministrja dhe njëherit ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.
Këto komente ajo i bërë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 16 Ekonomik të Euro Azisë i cili po mbahet në Stamboll. Në delegacionin kosovarë, përmes Kusari-Lilas po marrin pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila ishte pjesë e dy paneleve: “Investimet në Ballkan dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të Turqisë dhe Ballkanit” si dhe “Modernizimi i Gruas”.
Në panelin e saj të parë, ministrja Kusari – Lila foli për ambientin e të bërit biznes në Kosovë, investimet e huaja direkte me theks të veçantë bashkëpunimin me rajonin.
”Më tutje, me projekte konkrete, ajo (Turqia) tregoi mundësitë ku të investohet në Kosovë, duke përmendur përparësitë që ofron vendi ynë për investitorë”, tha ajo, e cila një pjesë të madhe të debatit ia kushtoi modernizimit të gruas.
“Unë besoj se modernizimi i gruas sot, duhet ta ketë vendin e saj në punë të mirë jo nga keqardhja e dikujt, por sepse ajo e meriton. Ne jemi më shumë se numër në shoqërinë tonë. Shoqëria ka nevojë për ne, për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për djemtë dhe vajzat tona” theksoi ajo.
Ministrja Kusari- Lila tha se ne duhet të bëjmë përpjekje që femrat të jenë të pavarura financiarisht dhe kjo do të përkthehej në ngritje të vetëbesimit, ngritje të zërit për vendime ekonomike dhe në familje.
“Përgjegjësia e fuqizimit të gruas qëndron edhe tek gratë, të cilat duhet të punojnë më shumë ti fuqizojnë gratë e tjera në pozitat që ato kanë”, theksoi ajo.
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u fokusua në fuqizimin e konkurrencës bazuar në inovacion dhe talent, me qëllim të stimulimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike në vend dhe në kontekstin global.
Ministri Beqaj theksoi që Republika e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në stimulimin e rritjes ekonomike në nivelin rajonal, përkundër faktit që vendet e BE-së dhe më gjerë janë ballafaquar me mungesë të stabilitetit financiar dhe problemeve të tjera ekonomike.
Edhe presidentja Atifete Jahjaga u angazhua ër një rol më proaktiv të gruas në vendimmarrje dhe veçanërisht në të bëri biznes. “Fuqizimi i gruas dhe shfrytëzimi i këtij burimi njerëzor mund të na ndihmojë që t’i gjejmë përgjigjet dhe drejtimet e duhura”, tha ajo.
Gratë nuk përfaqësojnë thjesht vetëm 50 % të popullatës botërore, gratë sipas Jahjagës, përfaqësojnë po ashtu edhe 50 % të potencialit, talentit dhe kapitalit njerëzor.
“Kur gratë nuk participojnë në zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror të një vendi, ato ngelin si potencial dhe kapital njerëzor i pashfrytëzuar. Dështimi ynë në shfrytëzimin e këtij burimi të vlefshëm është diskriminues ndaj grave dhe reflekton në zgjedhjet e pamenduara mirë ekonomike dhe politike nga ana e shtetit”, tha ajo.
Presidentja kosovare foli edhe për rolin e gruas në shoqërinë kosovare. Ajo tha se gratë në Kosovë janë të përfaqësuara relativisht mirë në vendimmarrje por edhe në biznes.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













