Lajme
Opozita konteston zgjedhjet lokale
“Të jemi të pastër, këto zgjedhje nuk ishin korrekte dhe demokratike dhe për ne ato janë plotësisht jolegjitime”, theksoi Cërvenkovski
Partia më e madhe e opozitës maqedonase (LDSM) ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit në Maqedoni. Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka theksuar në një konferencë për media, se zgjedhjet lokale në Maqedoni janë plotësisht jolegjitime.
“Miq të nderuar, të jemi të pastër, këto zgjedhje nuk ishin korrekte dhe demokratike dhe për ne ato janë plotësisht jolegjitime”, theksoi Cërvenkovski, duke numëruar një numër të madh të parregullsive.
Sipas tij, të gjitha resurset ishin vënë në funksion të fitores së pushtetit dhe se ato ishin të papara
“Unë ju them se nuk ka një shtet demokratik normal që në këtë mënyrë harxhon para buxhetore dhe se nuk ka vend demokratik që në këtë mënyrë manipulohet me mediat. Ky është kulminacioni i totalitarizmit të Nikolla Gruevskit”, theksoi Cërvenkovski, raporton INA.
Ai ka thënë se për punët që po ecin në vend, nuk është përgjegjësia vetëm e partive dhe koalicioneve, por e popullit dhe se sipas tij, asnjë diktaturë nuk ka rënë për shkak të partisë apo të një grupi, por për shkak të tërë popullit.
“Të gjithë do ta paguajmë këtë, pa dallim se kush për kë ka votuar. Për ata që mendojnë se ka humbur LSDM apo koalicioni opozitar, unë i them se mashtrohen, sepse është i mposhtur tërë populli ynë dhe vendi ynë”, ka thënë Cërvenkovski, partia e të cilit ka fituar vetëm në Kumanovë dhe Strumicë.
Në anën tjetër kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski shpalli fitore në zgjedhjet lokale. Ai theksoi se votimet e së dielës ishin të suksesshme dhe se kjo është fitore e të gjithë qytetarëve dhe Maqedonisë.
“Fituan puna dhe premtimet e realizuara, fituan veprat, fitoi koncepti që me mund dhe përgjegjësi punoi palodhshëm dhe krijoi vepra”, theksoi Gruevski, sipas të cilit, VMRO-DPMNE në raundin e dytë fitoi Qytetin e Shkupit si dhe 16 komuna, ndërsa me ato të rrethit të parë, ka fituar 56 komuna.
Sipas tij, VMRO-DPMNE fitoi në Manastir, Veles, Butel, Gjorçe Petrov, Kavadarcë, Dellçevë, Berovë, Bogdancë, Debarcë, Jegunovc, Karbinci, Koçan, Lozovë, Resnjë, Çeshinovë – Obleshevë si dhe Nagoriçë të Vjetër. Gruevski rikujtoi se para katër viteve partia që drejton ai ka fituar 55 komuna.
Ndërsa nga tabori shqiptar, fitues është aleati në koalicion i Gruevskit, Ali Ahmeti i BDI-së. Kjo e fundit ka fituar shumicën e komunave shqiptare, përfshirë edhe Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Likovën… etj. Ndërsa PDSH ka fituar vetëm dy komuna. Edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se zgjedhjet nuk ishin fer. Shumica e votave, sipas tij, u blenë nga pushteti.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












