Lajme
Liderët pajtohen: në zgjedhje me lista të hapura
Në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me vota të hapura, kurse pragu zgjedhor do të jetë 5 për qind për partitë politike dhe 7 për qind për koalicionet
Pas shumë mosmarrëveshjeve, liderët e partive më të mëdha politike në Kosovë, janë marrë vesh të premten në mbrëmje, që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkohet me lista të hapura, ndërsa pragu zgjedhor të mbetet 5 për qind për parti.
Sipas marrëveshjes, për partitë mbetet pragu i njëjtë, kurse për koalicionet pragu është ngritur në 7 për qind. Për kandidatë të pavarur ka mbetur 3 për qind, ndërsa përfaqësimi i femrave në lista ka mbetur ai që ishte propozuar dikur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), 30 për qind.
Për vendet e rezervuara dhe numrin e kandidatëve që mund të votohen brenda një liste, ka mbetur të diskutohet më vonë, raporton KP.
Përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se lënia për më vonë e çështjes së vendeve të rezervuara në Kuvend është e ndikuar nga pritjet e takimit të 2 prillit, kur edhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe të veriut.
Ndryshe, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, komunitetet pakicë i kanë të rezervuara 20 vende në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë vende i takojnë komuniteteve joserbe dhe dhjetë të tjera komunitetit serb. Kjo masë e rezervimit është konsideruar jo demokratike.
Sllobodan Petroviq është kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (PLS). Ai ka kërkuar që komuniteteve pakicë t’i takojnë vendet e rezervuara edhe për dy mandate.
“Ka shumë arsye pse kërkojmë këtë. Tu rikujtojë se kjo është një kërkesë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, e që si kërkesë tjetër ka qen që edhe për dy mandate të tjera të kemi vendet e rezervuara. Në kuadër të kësaj kërkese janë mbajtur shumë takime më parë dhe ju e dini që ambasadorët e Kuintit e kanë përkrahur kërkesën tonë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











