Lajme
Kosova nderon Rugovën
Në shtatë vjetorin e vdekjes u përkujtua ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili nga lidershipi kosovar u cilësia si “arkitekti i pavarësisë”
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe bashkëpunëtorët e tij, kanë përkujtuar të hënën në shtatë vjetorin e vdekjes, ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Ai u cilësua si arkitekt i pavarësisë së Kosovës dhe si udhëheqës i popullit shqiptar të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Në përkujtim të veprës së tij, u mbajtën disa akademi përkujtimore, u bënë homazhe tek varri i tij në lagjen “Velania”, ndërsa dera e familjes së tij ka qenë e hapur gjatë gjithë ditës për vizitorë. Homazhe te varri i presidentit të parë kosovar kanë bërë të gjitha personalitetet e vendit, opozita dhe aktivistë të LDK-së.
Me politikën paqësore, presidenti i ndjerë Rugova u vlerësua se ishte kultivues i frymës pluraliste dhe tolerante që vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri, duke kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“E gjithë kjo rrugë, ky vizion, na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respekt të thellë liderin, arkitektin e pavarësisë, udhëheqësin tonë largpamës, i cili përfundimisht e orientoi vendin e popullin tonë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përqafim të vlerave perëndimore”, tha presidentja Atifete Jahjaga në akademinë kushtuar Rugovës.
Ajo tha se Kosova sot e kujton Presidentin e parë të shtetit, i cili në kohë të vështira diti të marrë vendime të rëndësishme që i dhanë kahe historisë duke e përcaktuar përfundimisht fatin e popullit shqiptarë për të ardhme.
Sipas saj, Rugova me filozofinë e tij e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, duke fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe në anën tjetër demaskuar politiken agresive hegjemoniste serbe. Sipas Jahjagës, ish presidenti i Kosovës njihet për sintagmën Liri, Pavarësi dhe Demokraci, që ishte platforma dhe filozofia e tij politike.
Edhe lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa e ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Rugova, dhe kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës. “Ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillimshekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë”, tha ai.
Rugova, sipas Mustafës, ishte themelues i shtetit dhe filozof, i cili veproi, në një kohë shumë të vështirë, për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe fal kontributit të tij arritëm që Kosova ta pavarësohet dhe të ecë drejt integrimeve evropiane.
Për veprën dhe kontributin e ish-presidentit Rugova kanë folur edhe bashkëpunëtorët e dikurshëm të tij, Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci. Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka çmuar lart rolin e tij si një president historik.
“Në përvjetorin e shtatë ne përkujtojmë rrugën e gjatë të popullit tonë deri këtu, veçanërisht rolin historik të Presidentit Rugova në arritjen e popullit tonë dhe përulemi me respekt para veprës së tij historike”, ka thënë Haradinaj.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut dhe vdiq më 21 janar 2006, pasi një sëmundje nga kanceri në mushkëri. Ai ishte prij i lëvizjes shqiptare në ish-Jugosllavi, ndërsa u vlerësua nga gjithë bota për lëvizjen e tij paqësore. Ai u cilësua si “Gandi i Ballkanit” ndërsa i nderua me çmimin e paqes, “Saharov”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










