Lajme
Korrupsioni ka lëshuar “rrënjë” në Kosovë
Korrupsioni ka qenë pika më e dobët e Kosovës gjatë këtij viti. Ky fenomen, sipas kryeministri Thaçi, është kërcënuesi kryesor i çdo procesi zhvillimor të vendit
Korrupsioni vazhdon të mbetet pika më e dobët e funksionimit të institucioneve të Kosovës që figuron në çdo raport ndërkombëtar për vendin. Ky “fenomen” i cili ka lëshuar rrënjë nëpër administruarën
lokale dhe qendrore, ka bërë që Kosova në vitin 2012 nga organizatat ndërkombëtare të shpallet “kampion evropian për korrupsion”.
Pavarësisht kësaj, institucionet e Kosovës të premten kanë rikonfirmuar gatishmërinë e tyre për të luftuar këtë dukuri, që tejkalon edhe përmasat e vendit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në takimin përmbyllës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit për vitin 2012, tha se korrupsioni duhet të luftohet edhe nga vendorët edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Kjo dukuri, sipas saj, ka qenë njëra nga sfidat e institucioneve vendore për vitin që po mbetet pas, por edhe një përkushtim për të luftuar atë në vitin tjetër.
Jahjaga: Obligim ligjor për luftuar korrupsionin
“Duhet të luftojmë këtë dukuri më vendosmërisht, duke krijuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Është obligim ligjor dhe moral i yni të bëjmë Kosovën vend të prosperueshëm, të rendit dhe sundimit të ligjit”, ka thënë presidentja Jahjaga.
Lufta kundër korrupsionit, siç tha Jahjaga, nuk është vetëm luftë e institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë, por edhe angazhim i gjithë shoqërisë kosovare, e cila synon vendosjen e plote të parimit të rendit dhe sundimit të ligjit, bazuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës.
“Një shoqëri me shkallë të lartë të korrupsionit, real apo të perceptuar, veçanërisht me dukuritë e korrupsionit në institucione, reflekton imazh të keq brenda shtetit, por edhe në skenën ndërkombëtare. Ky reflektim negativ mund të ndryshohet vetëm duke pasur rezultate konkrete e të prekshme në luftën kundër korrupsionit”, tha jo.
“Korrupsioni si fenomen duhet të luftohet nga të gjithë ne”, tha në vazhdim Jahjaga. Përmirësimi i imazhit të Kosovës, sipas saj, ndihmon në ecjen përpara të vendit.
“Investitorët e huaj janë të interesuar të punojnë në një shoqëri funksionale ku investimet e tyre mbrohen nga institucionet dhe klima biznesore është e sigurt”, tha ajo.
Çrrënjosja e korrupsionit, siç tha presidentja, ndikon pozitivisht në imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe në procesin e njohjeve të mëtutjeshme. “Kjo është një rrugë e gjatë dhe përplot
sfida, të cilën do ta mbyllim me sukses sepse ky është vullneti dhe përkushtimi ynë”, tha në fund Jahjaga.
Ndërsa për kryeministri Hashim Thaçi korrupsioni jo që mbetet sfidë, por është kërcënuesi kryesor i çdo procesi zhvillimor të vendit. “Është kërcënuesi i kualitetit të jetës së qytetarëve tanë, ndjenjës së tyre të sigurisë dhe aspiratës sonë për integrime euro-atlantike”, tha, ndërkaq kryeministri Thaçi.
Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi o zotua se në vitin e ardhshëm do të ketë një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për këtë ai tha se Kosova e
ka krijuar infrastrukturën ligjore.
Kosova ka ligjet më të mira kundër hajnisë
“Besoj fuqishëm që themelet e luftës kundër korrupsionit janë pikërisht ligjet e mirëfillta dhe pikërisht në këtë drejtim jam përpjekur që ta drejtoj Ministrinë e Drejtësisë, e cila e mbanë rolin kyç në krijimin e bazës ligjore kundër korrupsionit”, tha Kuçi.
Ai përmendi disa nga ligjet që janë miratuar sivjet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kontribuojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas Kuçit këtë viti janë miratuar: Kodi i ri Penal, Kodi i ri i Procedurës Penale, Ligji për mbrojtjen e Dëshmitarëve, Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, Ligji për mbrojtjen e informatorëve, Ligji për përgjegjësin penale të personave juridik dhe Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale.
Sparkes: Mos jepni ryshfet
Ndërsa zëvendësshefi i Misionit të BE-së për sundim të Ligji (EULEX), Andrew Sparks u premoi institucioneve kosovare ndihmën e BE-së për të luftuar këtë dukuri. Ai tha se Kosova nuk e ka kushte për korrupsion, ndërsa iu rekomandoi bisesve që mos të japin përqindje për tenderët.
“Mandati ekzekutiv është pjesë e partneritetit që ne e kemi me Kosovën. Kjo i ndihmon kosovaret, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar që ta kenë besimin, se pa marrë parasysh se sa i fuqishëm dhe i pasur
mund të jetë dikush, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të mund t’i shmanget thirrjeve për të dhen llogari për veprime që bënë”, pohoi britaniku Sparks.
Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare, mbetet kampion evropian sa i përket nivelit të korrupsionit. Në të gjitha raportet që kanë ardhur nga BE për zhvillimet në proceset integruese, apeli për të luftuar
korrupsionin dhe për të forcuar rendin dhe ligjin, ka qenë me i theksuari nga përfaqësuesit ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










