Lajme
Sigurimi shëndetësor nuk paguan fertilizimin in vitro
Çiftet që përdorin metodat in vitro për të pasur fëmijë do të vazhdojnë të paguajnë vetë këtë trajtim. Gjykata Federale (TF) hodhi poshtë kërkesën e një nëne që kishte përdorur disa herë këtë mënyrë të praktikuar prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh.
Në kundërshtim me sigurimin e saj shëndetësor, ajo ka pasur dy shtatzëni falë kësaj metode. Me fjalë të tjera, ajo ka përdorur katër herë metodën in vitro pa sukses. Më në fund, ajo ka mbetur shtatzënë natyrisht.
Për të motivuar kërkesën së saj të drejtuar sigurimit shëndetësor, zonja në fjalë kishte vënë në dukje se fertilizimi in vitro nuk mund të konsiderohet si një procedurë eksperimentale. Ajo gjithashtu kishte theksuar se shkalla e suksesit të metodave in vitro ishte pranë normës standarde të riprodhimit me mjete natyrore.
Përjashtimi zviceran
Së fundi, 1.8% të lindjeve në Zvicër rezultojnë nga ky trajtim in vitro.E siguruara ka vërejtur gjithashtu se Zvicra është përjashtim, meqë në shtetet fqinje harxhime të tilla paguhen nga sigurimi shëndetësor.
Argumentet e saj nuk e kanë bindur as Sigurimin shëndetësor, as Gjykatën kantonale të Fribourgut, e cila ia rikujtoi se fertilizimi in vitro nuk është ende pjesë e përfitimeve të paguara nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm.
Në fund të fundit, TF(Tribunali Federal) ka konfirmuar vendimin e Gjykatës kantonale. Ai theksoi se imponon një vetëpërmbajtje, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve mjekësore të ngritura nga metodat e riprodhimit të asistuar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











