Kosova
Minatorët e Trepçës protestojnë për statusin e kësaj ndërmarrjeje
Minatorët kanë kërkuar që tu plotësohen kërkesat e tyre ndërsa kanë paralajmëruar se nëse nuk merr masa Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, minatorët e “Trepçës” do të protestojnë dhe do të dalin në grevë të përgjithshme.
Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave nga Kuvendi dhe Qeveria.
Minatorët kanë kërkuar njohjen e pensioneve dhe 70 për qind të pagës, mosha e pensionimit për ta të jetë nga 50 deri në 55 vjet, të krijohet Ligji për invalidët e punës, të kenë përvojë të benificuar, sigurim shëndetësor të punës, njohje të përvojës së punës për vitet 1989-99 dhe pension familjar.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se protesta e sotme e minatorëve të Trepçës ia kujtonte të kaluarën, por ka shtuar se edhe kësaj radhe nuk do të lëshojnë pe për kërkesat e tyre.
Megjithëse kërkesë e tyre ishte që të takoheshin me kryeministrin dhe kryeparlamentarin, para tyre dolën deputetët e VV-së Sami Kurteshi, Fitore Pacolli dhe Xhelal Sfeçla, si dhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, të cilët u premtuan protestuesve se do ta kenë përkrahjen e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













