Lajme
Objekt për refugjatët serbë në Bujanoc
Ndërtimi i një objekti për vendosjen e refugjatëve serbë në Bujanoc, nga opozita shqiptare shihet si objekt kolonizimi
Vendimi i Kuvendit Komunal në Bujanoc për ndërtimin e njëzetë banesave kolektive për dislokimin e të zhvendosurve serbë nga Kosova, shihet si vendim për kolonializmin e komunës, e cila dominohet nga shqiptarët. Vendimin për ndërtimin e këtyre banesave e ka marrë koalicioni aktual shqiptaro-serb nën udhëheqjen e kryetarit shqiptar, Nagip Arifi.
Bujanoci është njëra nga tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, ndërsa vendimi i ditëve të kaluara, do të fillojë të konkretizohet brenda një kohe të shkurtër. Kundër këtij vendimi, siç raporton gazeta “Zëri”, kanë reaguar këshilltarët shqiptarë të mbetur në opozitë, të cilët këtë vendim e konsiderojnë si përpjekje për ndikimin nën përbërjen etnike të komunës.
Shaip Kamberi është përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në këtë komuna (Partisë për Veprim Demokratik) dhe njëherësh ish kryetar i komunës gjatë mandatit të kaluar. “Ky vendim për ndërtimin e banesave sociale për serbët e Kosovës sjell një kolonizim, e madje është në kundërshtim me vetë Kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.
Fillimisht, sipas tij, kjo komunë është një vend i pazhvilluar ekonomikisht e cila nuk po ka aftësi që të i kthejë as njerëzit e vet, shqiptarët, që dikur nga frika gjatë bombardimeve të viteve 1999, janë larguar nga Bujanoci dhe sot janë të shpërndarë nëpër Kosovë.
“Ndërkohë që për serbët e Kosovës, të cilët as që janë nga Bujanoci, merret vendim për t’iu ndërtuar shtëpi. Një vendim i tillë, po ashtu nuk do të duhej të merrej, edhe pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovës, për t’i pyetur ata se mos këta persona duhet të kthehen në Kosovë, apo mos kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kthehen”, tha Kamberi.
Analisti nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, thotë se ky vendim është vetëm fillimi i prodhimeve negative që do të sjell koalicioni aktual i Bujanocit. Ai madje fajëson edhe partitë politike shqiptare, të cilët duke mos mundur që të merren vesh mes vete, kanë mundësuar që në Bujanoc faktor vendimmarrës të jenë pakicat serbe.
“Bujanoci ka hyrë në një proces, ku detyrohet të bëjë koncesione të tilla, nga fakti që serbët pakicë e kanë pushtetin, dhe kjo u mundësohet për shkak të vetë pushtetit serb në përgjegjësi, por është mundësuar edhe nga vetë shqiptarët. Përndryshe vendimi për ndërtimin e këtyre shtëpive është antikushtetues”, tha Kamberi.
Ndërsa kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi tha se ndërtimi i këtyre shtëpive është projekt i Bashkimit Evropian (BE), dhe nuk ka të bëjë vetëm me serbët, por në përgjithësi me rastet sociale në Bujanoc, prej ngado qofshin ata.
“Është një projekt i BE-së, dhe në këto banesa sociale do të vendosen rreth 20 familje sociale që përbëjnë përafërsisht 70 persona. Këta persona janë edhe serbë nga Kosova por edhe romë”, tha Arifi.
Ndryshe kuvendi komunal në Bujanoc përbëhet nga 41 këshilltarë, prej tyre 30 janë shqiptarë, ndërsa në opozitë kanë mbetur 18 prej tyre.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












