Lajme
Surroi: Kosova e papërgatitur për negociata
Veton Surroi konsideron se Qeveria e Kosovës po hyn në bisedime me Serbinë, pa ide dhe koncept të duhur, duke u fshehur nga opinioni publik
Ish-anëtari i grupit negociator shqiptar në Rambuillet, publicisti Veton Surroi konsideron se Kosova në procesin e ri-negociator me Serbinë po hunë e papërgatitur, ndërsa takimin e parë ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi dhe Daçiq, ai e konsideron si të arsyeshëm.
Surroi, i cili aktualisht drejton Bordin e Klubit për Politikë të Jashtme, një OJQ që organizon debate dhe jep vlerësime për politikën kosovare dhe rajonale, thotë se Qeveria e Kosovës po hyn në këto bisedime, pa ide dhe koncept të duhur, duke u fshehur nga opinioni publik.
“Për mua nuk është problemi a takohen, por brenda çfarë kontesti dhe çfarë procesi negociator takohem, me çfarë parimi udhëhiqet ai proces negociator dhe si do të definohet interesi kosovar brenda atij procesi. Asnjë nga këto çështje, deri më tani, nuk janë definuar dhe Kosova ka hyrë, ose po hyn, në një proces e pa përgatitur”, tha Surroi.
Kryeministri Hashim Thaçi, sipas tij, e ka fshehur takimin me kryeministri e Serbisë i druajtur nga opinioni publik. “Ai është dashur të njoftojë Parlamentin se do të takohet me kryeministri e Serbisë, por ai këtë e bëri në mënyrë të fshehur, tinëzare”, konsideron Surroi.
Në këtë proces negociator, siç tha më ai, nuk jepet garanci se nuk do të flitet për çështje të brendshme, dhe se një gjë e tillë “ka ndodhur edhe në bisedimet të ashtuquajtura teknike”, tha Surroi në KTV, duke përmendur me këtë rast, marrëveshjen për kadastrat dhe fusnotën.
Ish-negociatori i Rambuillet-it, tha se Serbia nëpërmjet bisedimeve do të mundohet ta zgjasë sa më shumë debatin, për të përfituar në rrugën e saj drejt BE-së. Megjithatë ai akuzoi kryeministri Thaçi dhe politikën e tij për degradim të jetës politike, ndërsa ushtrimin kontrollit në të gjitha segmente, ai e konsideroi një lloj regjimi.
“Është regjim sepse nuk derivon nga vota e lirë e popullit. Derivon nga votat e vjedhura. Ka uzurpuar pushtetin në një masë”, tha Surroi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










