Lajme
Shtypi gjermanofon për protestat e Vetëvendosjes
"Vetëvendosje" akuzon partitë qeveritare si të korruptuara dhe rrjedhimisht të gatshme që t`u nënshtrohen shantazheve ndërkombëtare
Protestës së djeshme të organizuar në Prishtinë nga Lëvizja “Vetëvendosje!” i është bërë jehonë e konsiderueshme në mediet në hapësirën gjermanofone, në Gjermani, Zvicër e Austri.
“Sulmohet parlamenti dhe qeveria në Kosovë” është titulli i shkrimit të gazetës NZZ të Cyrihut.
© Keystone
Më tutje në artikull sqarohet se “takimi i konsideruar historik si nga mediet kosovare ashtu dhe ato serbe midis shefave të qeverive, në Kosovë nuk ka hasur vetëm në miratim. Kështu, të hënën, disa qindra nacionalistë në Prishtinë kanë provuar të hynin në selinë e parlamentit dhe të qeverisë, me ç`rast, sipas të dhënave të policisë, ka pasur rreth njëzet të lënduar. Protesta është organizuar nga lëvizja e majtë nacionale Vetëvendosje. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës kundër demonstruesve”, shkruan gazeta në fjalë.
Lëvizja e udhëhequr nga ish lideri i studentëve, Albin Kurti, ndonëse nga zgjedhjet e kaluara është e përfaqësuar edhe në parlament, në opozitarizmin e saj fundamental kundërshton çdo formë të afrimit me Serbinë, dhe bën jehonë sidomos me aksionet e saj jashtëparlamentare.
Pakënaqësinë kësaj here e ka shkaktuar takimi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit serb Daciq dhe homologut të tij kosovar Thaçi”, shkruan gazeta prestigjioze zvicerane NZZ, nën firmën e gazetarit Thomas Fuster.
Gazeta e Berlinit “Taz” raporton se demonstruesit në Prishtinë i janë përgjigjur thirrjes së partisë Vetëvendosje. “Ky grup, i zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e fundit në Parlamentin e Kosovës, akuzon partitë që bëjnë qeverinë si të korruptuara dhe rrjedhimisht të gatshme që t`u nënshtrohen shantazheve ndërkombëtare.
Për këtë arsye, qeveria e ish udhëheqësit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi është e prirë t`i nënshtrohet presionit të BE-së për t`i bërë koncesione të reja Serbisë”, shkruan TAZ, respektivisht korrespondenti i saj nga Ballkani, Erich Ratfelder.
Ndërsa radio gjermane Deutsche Welle në portalin e saj duke iu referuar protestës së të hënës veç tjera shkruan: “Ndërkohë që partitë qeveritare për shkak të mizeries sociale dhe politike po humbasin mbështetjen, nacionalistët e partisë ekstremiste “Vetëvendosje” po fitojnë gjithnjë më tepër ithtarë”.
Gazeta prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung” po ashtu i kushton një shkrim protestave të të hënës. “Në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë u protestua pjesërisht dhunshëm kundër bisedimeve të qeverisë me Serbinë. Qindra shqiptarë të Kosovës u tubuan të hënën para selisë së qeverisë.
Nga turma fluturuan gurë mbi policinë, ndërsa policët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i ka thënë AFP-së “Serbia është shtet anormal dhe ne nuk duam t`i normalizojmë marrëdhëniet tona”, përfundon “Vetëvendosje”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










