Lajme
Kosova dërgon flamurin më të madh kombëtar në Shqipëri
Flamuri prej 150 m2 do të valëvitet fillimisht në Durrës, pastaj bashkë me atdhedashësit do të marshojë për në qytetin historik të Vlorës
Në prag të festimit të 100-Vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar në qytetin e Durrësit ka arritur nga Kosova Flamuri Shqiptar Kombëtar, më i madhi që është përdorur ndonjëherë në Shqipëri.
Sipërfaqja e tij është rreth 150 m². Ky flamur do të paraprijë shumë veprimtari kulturore e historike, njofton “Shekulli”.
Organizatorët bëjnë të ditur se simboli që karakterizon Shqipërinë tashmë unifikon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht vendbanimit.
Qëllimi i mbërritjes së flamurit gjigand në qytetin e Durrësit është 100-vjetori i Pavarësisë dhe manifestimit që do të bëhet në një nga ambientet turistike të bregdetit.
Manifestimi i organizuar do të përmbajë program muzikor me këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, valle popullore nga ansamble të ndryshme artistike, recitime patriotike.
Nata gala e 100-Vjetorit të Pavarësisë nis mbrëmjen e 28 Nëntorit. Flamuri prej 150 m2 do të valëvitet fillimisht në Durrës, pastaj bashkë me atdhedashësit do të marshojë për në qytetin historik të Vlorës.
Një flamur me dimensione të tilla është përdorur vetëm nga tifozëria e zjarrtë e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni gjatë ndeshjeve të futbollit të kombëtares shqiptare dhe një flamur i ngjashëm për nga madhësia është përdorur ditën e pavarësisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













