Lajme
Shkupi, arenë e përleshjeve ndërmjet tifozëve
Tifozët serbë që kishin ardhur për të mbështetur kombëtaren e tyre, janë përleshur me qytetarët shqiptarë të Shkupit
Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi ka qenë mbrëmë arenë e përleshjeve ndërmjet tifozëve serbë në njërën anë dhe atyre shqiptarë anën tjetër. Serbët që kishin ardhur për të mbështetur kombëtaren e tyre në lojën kundër Maqedonisë, janë përleshur me qytetarët shqiptarë të Shkupit pas provokimeve të serbëve.
Ky incident, i parë ndëretnik ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ka rezultuar me disa tifozë të lënduar, madje është raportuar se një tifozë serbë është therur me thikë nga persona tashmë të panjohur për policinë.
Të plagosurit, siç raportojnë mediat në Shkup, menjëherë janë dërguar në një spital, por plagët e tyre nuk janë konsideruar të rrezikshme për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi.
Në mbrëmjen e të martës, është regjistruar edhe një incident tjetër, ku tifozët serbë në sheshin “Maqedonia” kanë sulmuar me shishe birrash një grup të rinjsh maqedonas që mbanin flamurin e Maqedonisë dhe ishin tifozë të kombëtares. Ndërhyrja e policisë ka bërë që të evitohet përleshja midis këtyre grupeve të tifozëve.
Ky, ndërkaq nuk ka qenë incidenti i vetëm. Një incident tjetër po ashtu është raportuar në çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku dy të rinj serb nga Podgorica e Malit të Zi, pas provokimeve që iu bënë banorëve të kësaj lagje, u sulmuan nga një grup të rinjsh.
Ndryshe, në lojën e mbrëmshme, të vlefshme për kualifikim në botërorin Brazili 2014, Maqedonia e ka mposhtur Serbinë me rezultat 1:0.
Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një turmë tifozësh serbë, një pjesë e tyre të maskuar, të shoqëruar edhe nga tifozë vendor nga stadiumi “Filip II”, ishin nisur drejt Çarshisë së Vjetër, për që ishin ndaluar nga njësitë policore speciale.
Që të pengohet ky grup huliganesh policia ka qenë e detyruar të përdorë gazin lotsjellës.
Ndërkaq, në Çarshinë e Vjetër, siç raporton INA, janë regjistruar xhama të thyer, shishe dhe çadra të hedhura nga lokalet e afërta.
MPB mbrëmë po ashtu ka aplikuar një regjim të kufizuar të lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke shmangur rrugët drejt sheshit qendror të Shkupit dhe stadiumit “Filipi II”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











