Lajme
Sektori i mishit, prioritet për investime
Kosova me produkte të qumësht të freskët i plotëson nevojat rreth 70 për qind, me vezë rreth 80 për qind, ndërsa me mish vetëm 30 për qind
Kosova i plotëson vetëm 30 për qind të nevojave të brendshme me mish dhe produkte të mishit, ndërsa që ky sektor të shtoj kapacitetet prodhuese, Qeveria e Kosovës, vitin e ardhshëm, do të investojë në këtë industri. Kështu deklaroi ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në fabrikën e përpunimit të mishit “Feti”, në fshatin Gushtericë të Ulët të komunës së Graçanicës.
Ai së bashku me kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Ministri Stavileci tha se investimet që janë duke u bërë në sektorin e bujqësisë, janë duke shtuar prodhimtarinë e shumë kulturave bujqësore. Ai bëri të ditur se duke filluar nga viti i ardhshëm, do të fillojnë përkrahjen e drejtpërdrejtë edhe për sektorin e mishit.
“Deri më tash kemi përkrahur vetëm prodhimtarinë e qumështit, që ndërlidhet me këtë sektor, por duke filluar nga viti i ardhshëm do të përkrahim edhe industrinë prodhuese dhe përpunuese të mishit dhe kjo besoj se do të jetë një mundësi e re për të gjithë prodhuesit e këtij sektori”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, përmes kësaj përkrahje, Ministra e Bujqësisë, sipas tij, synon të bëjë edhe zëvendësimin e produkteve të importit me produkte vendore. “Besoj se edhe industria e mishit, në të cilën qëndrojmë më keq me prodhimtari, dalëngadalë do ta marr veten”, tha ministri Stavileci.
Ai tregoi se përmes investimeve që janë bërë në sektorin e bujqësisë, është arritur që në masë të madhe të plotësohen nevojat konsumuese me shumë kultura bujqësore.
“Investimet e bëra kanë mundësuar që vendi ynë me qumësht të freskët t’i plotësoj rreth 70 për qind të nevojave konsumuese, me prodhimtarinë e vezëve mbi 80 për qind, ndërsa sa i takon prodhimtarisë së mishit vetëm rreth 30 për qind, dhe për këtë arsye kemi vendosur që të përkrahim këtë industr”, tha ministri Stavileci.
Ideja e Ministrisë së Bujqësisë, sipas tij është, rritja e prodhimeve të mishit ë paku 60 për qind të nevojave konsumuese.
Ndryshe, sipas të dhënave të FAO-s, në vitin 2050, në botë popullsia do të arrijë në rreth 9 miliard banorë dhe projeksionet e fundit tregojnë se prodhimtaria globale e ushqimit duhet të rritet në rreth 70 për qind deri në vitin 2050, në mënyrë që të sigurohet ushqim edhe për 2.3 miliard popullatë shtesë.
“Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet zhvillimit dhe përmirësimit të varieteteve të ndryshme të kulturave bujqësore, përmirësimit të përdorimit të inputeve, përvetësimit të praktikave të mira të punës, si dhe përmes inovacioneve dhe hulumtimeve të ndryshme në bujqësi”, tha Stavileci.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










