Lajme
Arrestohen tre persona për sulmin në Dobrosin
Siç konfirmon EULEX-i, personat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Dobrosin
Arrestimi, siç konfirmon EULEX-i, ka ndodhë për faktin se personat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Dobrosin
Policia e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) ka arrestuar tre qytetarë nën dyshimin se kanë sulmuar me armë zjarri punktin e policisë multietnike në Dobrosin të Bujanocit në Luginën e Preshevës. Arrestimi, siç thuhet në njoftim, ka ndodhë për faktin se peronat i përkasin një organizate terroriste e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
“Policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 – Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ky operacion, sipas EULEX-it, ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet të martën pasdite para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan. “Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, thuhet më tej në njoftim.
Ndryshe, vetëm gjatë tre muajve të fundit, persona të panjohur kanë sulmuar tri pikë-kalimin kufitar të policisë serbe në Dobrosin, 13 kilometra në perëndim të Bujanocit. Në pikë-kalim janë të stacionuar policia multientike, e përbërë nga shqiptarët dhe serbët, ndërsa fshati është i banuar me popullsi etnike shqiptare.
Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë një organizatë deri më tani e panjohur, me emrin “Lëvizja e lirisë”.
Ndryshe, vetëm gjatë tre muajve të fundit, persona të panjohur kanë sulmuar tri herë pikë-kalimin kufitar të policisë serbe në Dobrosin, 13 kilometra në perëndim të Bujanocit. Në këtë pikë-kalim janë të stacionuar policia multientike, e përbërë nga shqiptarët dhe serbët, ndërsa fshati është i banuar me popullsi etnike shqiptare.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











