Lajme
Shqiptarët me dy deputetë në Mal të Zi
Koalicioni i drejtuar nga Millo Gjykanoviq ka fituar zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Shqiptarët kanë siguruar vetëm dy ulëse
Partitë shqiptare në përbërjen e re te Parlamentit të Malit të Zi do të përfaqësohen me dy deputetë.Nga partitë/koalicionet shqiptare, e para renditet Forca për Bashkim (Forca – Genci Nimanbegu, Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj dhe Perspektiva) me 1.4% apo 1 mandat, kurse më pas Koalicioni Shqiptarë (PD – Fatmir Gjeka, ASh – Gjergj Camaj dhe LD në MZ – Mehmet Bardhi) me 1.1% apo 1 mandat.UDSH-PPD – Mehmet Zenka me 0.9% sipas organizatave për monitorim, megjithëse është afër fitimit të mandatit do të mbetet jashtë parlamentit.Aleanca Rinore e Shqiptarëve – Anton Lulgjuraj po ashtu nuk kaloi pragun, e cila fitoi vetëm 0.1% të votave.Kuvendi i Malit të Zi ka 81 vende, prandaj Koalicioni i Milo Gjukanoviq nuk ka shumicën absolute. Për sigurimin e shumicës atyre ju nevojiten edhe 2 mandate, ku sipas burimeve jozyrtare partitë e pakicave do të jenë ato të cilët do të i bashkëngjitën në formimin e shumicës. Partia e Gjukanoviqit edhe në përbërjen kaluar kishte në koalicion Partinë Boshnjake dhe atë Kroate, por kësaj herë duket nuk do ta kenë UDSH-në.
Në përbërjen e kaluar parlamentare nga subjektet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ishin 4 deputet.
Sipas 94.7% të votave të numëruara për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi,që u mbajtën dje, Koalicioni Mali i Zi Pozitiv – Milo Gjukanoviq ka fituar 45.6% të votave apo 39 mandate, Fronti Demokratik 23.8% apo 20 mandate, SNP 10.6% – 9 mandate, Mali i Zi Pozitiv 9.8% – 7 mandate.
Ndryshe këto janë zgjedhjet e treta parlamentare prej që Mali i Zi u pavarësua nga Serbia në vitin 2006. Mali i Zi ka qenë ish republika e Jugosllavisë me numrin më të vogël të banorëve, mbi 600 mijë.
Koalicioni i Gjukanoviqit i fiton zgjedhjet
Një numërim jo zyrtar i votave, i lëshuar nga Qendra e Pavarur për Monitorim tregon se koalicioni “Mal i Zi Evropian” ka marrë rreth 46 % të votave, që i sigurojnë 39 nga 81 ulëset e Parlamentit.
Sipas këtij grupi monitorues, “Fronti Demokratik” i opozitës radhitet në vendin e dytë, duke siguruar 20 ulëse të parlamentit, Partia Popullore Socialiste radhitet e treta me 9 ulëse, ndërsa partia “Positive Montenegro” ka siguruar shtatë ulëse. Deri më tani janë numëruar 70 % të votave.
Fitorja e koalicionit qeveritar hapë mundësinë për një kthim të mundshëm të Millo Gjukanoviqit, i cili shërbeu si president dhe kryeministër i Malit të Zi gjatë dy dekadave të fundit, raporton Rel.
Gjukanoviqi e përkrahë antarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











