Lajme
Kurti: Ka ardhur koha për rrëzimin e Qeverisë
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve kosovarë që të votojnë rrëzimin e qeverisë Thaçi
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar nga partitë tjera politike që të mbështesin idenë e partisë së tij për rrëzimin e qeverisë Thaçi. Ai të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosje tha se sa më shpejt që bije qeveria, aq më mirë është për Kosovën.
“Deputetët e opozitës, por edhe deputetë të pozitës e dinë që kjo qeveri po i kushton shumë shtrenjtë Kosovës politikisht, ekonomikisht e moralisht. Një ditë më shumë me këtë qeveri, është një ditë më pak për Kosovën. Secili deputet që e dëgjon mendjen dhe zemrën e vet nuk është për këtë qeveri. Këtë zë të brendshëm e privat të deputetëve le ta bëjmë zë publik që ta nxjerrim jashtë këtë qeveri”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, nëse para një viti dukej se ekzistonte vetëm dëshira për ta rrëzuar qeverinë Thaçi, tash ekziston edhe mundësia. Këtë ide ai e mbështete në mocionin e fundit të Vetëvendosje për privatizimin, të cilin mbështete një numër relativisht i madh i ligjvënësve.
“Pra, tash çështja nuk është se a mundemi ta rrëzojmë këtë qeveri, por a duam ta rrëzojmë këtë qeveri. Në votimin e së enjtes, deputetët që votuan për pezullimin e privatizimit, i kishin plot 589.911 vota të qytetarëve ndërsa deputetët që ishin kundër pezullimit të tij i kishin gjithsej 363.693 vota të qytetarëve. Diferenca ndërmjet këtyre numrave është 226.218”, thotë ai.
Kjo diferencë, sipas përllogaritjes së Kurtit, është më e madhe sesa numri i gjithëmbarshëm i votave të PDK-së (224.239 vota). “Lëvizja Vetëvendosje e ka ndarë mendjen dhe e kemi të qartë që kjo qeveri duhet të shkojë, në mënyrë që Kosova të përparojë”, konsideron Kurti.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











