Lajme
Nikoliq “korrigjon” raportin e Progresit
Beogradi zyrtar kërkon që të hiqe termi “integriteti territorial i Kosovës” dhe të shkruhet “respektimi i territorit të Kosovës”
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është shprehur i zhgënjyer me raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Serbinë. Që ky raport të pranohet nga Beogradi, ai ka përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që të korrigjohen disa “gabime juridike”, në lidhje me terminologjinë për Kosovën. Presidenti Nikoliq thotë se duhet të hiqet nga fjalori termi: ”integriteti territorial i Kosovës”. Mirëpo komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle tha se ky term nuk do të hiqet nga raporti, sepse ka qenë vlerësim unik i BE-së. Nikoliq kërkon që të hiqet termi “integriteti territorial i Kosovës” dhe të shkruhet “respektimi i territorit të Kosovës”. “Bashkimi Evropian po përcaktohet pozitivisht ndaj pavarësisë së Kosovës me anë të saktësimit në formulimet në Strategjinë për shtrirje. Termi ”integriteti i Kosovës” nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret se BE do të jetë mediator i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka thën Nikoliq. Këto komente presidenti serb i ka bërë në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Veçernje novosti” të cilën e publikon RTK. Pavarësisht kësaj Nikoliq thotë se BE nuk ka alternativë për Serbinë dhe se nga Brukseli pret sinqeritet. “Me dëshirë që ta fitojë datën për fillimin e negociatave, Serbia është ballafaquar me probleme akute, midis të cilave janë lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit, reforma e gjyqësisë, si dhe pranimi i gjithë asaj që deri më tash është nënshkruar me vazhdimin e dialogut teknik, me çka ka treguar se ka vullnet të fuqishëm që problemi të zgjidhet”, ka theksuar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












