Lajme
Kosova dhe Shqipëria, bashkë në Panairin e Librit në Frankfurt
Festimi i 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë që sivjet Kosova dhe Shqipëria të prezantohen bashkë në ngjarjen më të madhe të librit në Evropë, ku për katër ditë do të mbahen më se 3 mijë aktivitete.
Me një komunikatë të përbashkët të Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë që po prezantojnë botimet shqip në kuadër të panairit që mbledh 7 mijë botues nga 100 shtete të botës, thuhet se ky bashkim është bërë që festa e 100- vjetorit në këtë panair të jetë më e madhe, transmeton koha.
Simbolet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, fotografi artistike të personaliteteve të historisë dhe letërsisë shqiptare përbëjnë edhe pjesën tjetër të enterierit të stendës së përbashkët. Kosova po prezantohet atje me 200 tituj librash.
“Duke qenë se viti 2012 shënon edhe 100-vjetorin e shtetit shqiptar, jemi bërë bashkë duke shënuar kështu, me praninë e tyre kombëtare një kulturë, një frymë, një letërsi”, thuhet në komunikatën e ShBK-së.
“Stenda është vërtetë impresive dhe paraqet një hap para drejt integrimeve gjithëshqiptare jo vetëm në fushën e librit, të kulturës, por edhe më gjerë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Pagesën e stendës së Kosovës e ka mbështetur Ministria e Kulturës me tetë mijë euro, por sipas ShBK-së kjo nuk është e mjaftueshme.Vizitorët, megjithatë, mund të pajisen me katalogun e SHBK-së dhe të botuesve të tjerë botimet e të cilëve krijojnë mozaikun e gjithë asaj që është arritur në Kosovë në fushën e libri
Nga botuesit e Kosovës, me botime të prezantuara shquhen Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Dija”, “Drita”, “Dukagjini”, “Mendimi Pozitiv”, “Pa”, “Rugova Art”, “Titanik”, “Zëri”, etj., gjithsej 25.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











