Lajme
Kosova e para në Evropë me analfabetë
Sipas statistikave të fundit, nga 1.7 milionë banorë sa ka Kosova rreth 55 mijë prej tyre janë analfabetë klasik, që nuk dinë as shkrim as lexim.
Regjistrimi i fundit i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave ka nxjerrë në pah edhe shkallën e analfabetizmit në Kosovë. Sipas statistikave të fundit, nga 1.7 milionë banorë sa ka Kosova rreth 55 mijë prej tyre janë analfabetë klasik, që nuk dinë as shkrim as lexim.
Kjo shifër shqetësuese, e bënë Kosovën të parën në rajon për nga shkalla e analfabetizmit. Sipas një raporti që ka publikuar edhe REL, analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona.
Ekspertë të çështjeve të arsimit thonë se këto shifra tregojnë se numri i qytetarëve që nuk dinë shkrim dhe lexim ka shënuar rënie, krahasuar me të dhënat e ndryshme të bëra më herët. Në vitin 1981 Kosova kishte 17,6 për qind të popullatës analfabete në tërësi, ndërsa pasluftës kjo shkallë ka rënë në 6 për qind.
Halim Hyseniështë zyrtarë në Qendrën për Arsim në Kosovës. “Shkalla e qytetarëve të Kosovës që nuk dinë fare shkrim dhe lexim ka qenë 5.6 për qind…me rezultatet e fundit, del se 2 për qind është avancuar, pra është përmirësuar gjendja e shkrim-leximit klasik te moshat mbi 10-vjeçare”, thotë Hyseni.
Numri prej 55 mijë qytetarëve që nuk dinë fare shkrim dhe lexim, sipas tij, është hendikep dhe një faktor jashtëzakonisht pengues për zhvillimin e Kosovës.
“Por, unë mendoj se shqetësimi më i madh është numri i madh i qytetarëve që kryesisht janë analfabetë funksionalë, të cilët dinë lexim- shkrim, por që nuk janë në gjendje ta kuptojnë një tekst apo ta interpretojnë një tekst, apo një tabelë të thjeshtë”, thekon ai.
Ekspertët e arsimit konsiderojnë, më një mësime joformale deri në vitin 2015, përqindja e analfabetizmit do të mund të zvogëlohej në 0.5 për qind.
Shumica prej këtyre personave që nuk dinë shkrim dhe lexim i përkasin komuniteteve pakicë, kryesisht romë, ashkalinj dhe egjiptas. Këto komitete që njihen si RAE, kanë shkallë shumë të ulët të shkollimit, prandaj edhe janë krijuar shkolla nate për zbutjen e analfabetizmit.
Kundër mostrajtimit të duhur të këtyre komuniteteve para disa javësh ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. “Ky është një diskriminim dhe izolim strukturor nga shoqëria”, ka thënë Ombudspersoni, sipas të cilit, ai se niveli i ulët i arsimimit si dhe vetëdija e ulët për rëndësinë e vijimit të shkollimit është edhe një problem i shoqërisë kosovare.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













