Lajme
Sistemi bankar i Kosovës , stabil dhe i qëndrueshëm
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se pavarësisht krizës në Eurozonë, sistemi bankar në Kosovë ka vazhduar të jetë stabil, madje me një rritje të konsiderueshme profitabile.
Kriza ekonomike botërore nuk ka ndikuar në sistemin bankar të Kosovës, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe stabil. Ky stabilitet, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, është ruajtura duke bërë disa reforma bankare. Ndërsa ekspertët kanë thënë, se ruajtja e kësaj performance ka ndodhë me aplikimin e kamatave shumë të larta që po aplikojnë bankat kosovare.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, tha se për të pasur një sistem bankar efikas nevojitet, gjithashtu, të ketë një ekonomi stabile dhe efikase në atë shtet. Dhe Kosova, sipas tij, ka sistemin bankar mjaft profitabil, mirë të kapitalizuar dhe likuid.
“Ne sapo kemi përfunduar programin e vlerësimit të sektorit financiar nga ana e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Unë kam kënaqësinë të ju them se vlerësimet, rezultatet dhe konkludimet e përgjithshme janë pozitive nga ky program, dhe aq më tepër kur kemi parasysh moshën e sektorit financiar, dhe kur kemi parasysh që ky sektor ka filluar të zhvillohet nga zeroja”, theksoi Gërguri, raporton Radio Evropa e Lirë.
Këto komente numri një i BQK-së i bëri gjatë konferencës të titulluar “Konkurrenca kundrejt marrjes së rrezikut në sektorët bankarë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”, e cila u organizua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza tha se pavarësisht krizës në Eurozonë, sistemi bankar në Kosovë ka vazhduar të jetë stabil, madje me një rritje të konsiderueshme profitabile. Kjo rritje, siç tha ai shkon në korrelacion edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.
“Edhe pse me një rritje të ngadalësuar, bankat kanë vazhduar me kreditimin e bizneseve dhe ekonomive familjare duke ofruar një gamë të larmishme të produkteve kreditore. Burimet e financimit, që në vendin tonë janë kryesisht depozitat, kanë vazhduar të rriten edhe në vitet e fundit, dhe kjo dëshmon se besimi i qytetarëve në sistemin bankar të vendit është stabil dhe në rritje”, u shpreh Hamza
Ndryshe, një numër i konsideruar i shteteve të botës, e ne veçanti në Evropë u ballafaquan më kriza të mëdha ekonomike, që detyruan edhe shumë banka të ndihmohen nga shteti për të dala nga kriza. Në Kosovë kjo nuk ka ndodhur, por ndryshe nga vendet tjera të rajonit, niveli i kamatave në Kosovë është dukshëm më i lartë , madje disa e konsiderojnë edhe si “fajde”.
Derisa në Shqipëri interesi bankar nga kamatat është 7-8 për qind, në Kosovë shkon deri në 14 për qind.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











