Lajme
Për t’i ikur pensionimit, ndërron datëlindjen
Gjyqtari Mejdi Dehari pak kohë para se të pensionohet, ka ndryshuar datëlindjes, duke u bërë tri vjet më i ri, nga 1947 në 1950. Ky ndryshim po hetohet nga institucionet kosovare.
Një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për t’i ikur pensionimit të detyrueshëm në moshën 65 vjeçare, ka ndërruar dokumentet e tij të lindjes duke e shtyrë pensionimin për tri vjet. Ky veprim ka ngjallur reagimi tek institucionet kosovare të rendit, të cilat kanë filluar hetimin për këtë rast.
Gjyqtari, Mejdi Dehari pak kohë para se të pensionohet, ka ndryshuar disa dokumente personale, të cilat më pas i ka paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme së bashku me kërkesën që t’i ndërrohet viti i lindjes, nga 1947 në 1950. Me këto modifikime ofiqarike, Deharit i vazhdohet puna deri më 2015.
Vetë gjyqtari këto i ka arsyetuar me mos-regjistrimin me kohë gjatë lindjes. Ai siç raporton e përditshmja “Zëri”, ka thënë se e ka pasur një vëlla tre vjet më të madh, i cili ka vdekur para se të lindke ky, ndërsa vetë asnjëherë nuk është regjistruar në ofiqari, por ka vazhduar ta trashëgojë emrin dhe datëlindjen e vëllait të ndjerë.
Për të argumentuar këtë, pak para se të pensionohet, gjyqtari Dehari kishte shkuar në fshatin e tij të lindjes, në Llojan të Kumanovës në Maqedoni, ku ka gjetur dy persona të moshuar, të cilët me anë të një deklarate me shkrim që është dhënë tek noteri, e kanë konfirmuar se ai nuk ka lindur më 1947, por më 1950.
Këto dokument së bashku me një deklaratë të kryetarit të Bashkësisë Lokale të Llojanit e ka sjellë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që ta “rinojnë” Deharin për tre vjet. Këto ndryshime janë marrë parasysh nga një komisionin o regjistrit civil në MPJ, duke i besuar Deharit si gjyqtar.
Mirëpo, më vonë këto modifikime të datëlindjes, kanë ngjallë dyshime për faktin se kanë ndodhur ne kohën e pensionimi dhe jo më herët.
Shefi i Ofiqarisë në Komunë të Prishtinës, Shefqet Buçaj ka thënë se Dehari fillimisht kishte kërkuar në Prishtinë ndërtimin e datëlindjes, por nuk i ishte mundësuar, ngase sipas tij, është në kundërshtim me Ligjin për emrin personal, i cili lejon ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, por jo edhe të vitit dhe datës së lindjes.
Enver Peci, kryetar i këtij Këshilli Gjyqësor, ia ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nga i cili ka kërkuar që të hetohet rasti i “përtëritjes” së gjykatësit Dehari. Këtë gjë për “Zërin” e kanë konfirmuar edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ndërsa ministri Bajram Rexhepi thotë se brenda MPB-së ekziston një komision i cili me kërkesë të qytetarëve mund të ndërrojë emrin apo mbiemrin, siç parashihet me ligj, por jo edhe datëlindjen. “Datëlindja nuk guxon të ndryshohet kurrë as vendi i lindjes”, thotë Rexhepi i cili ka kërkuar edhe hetimin e komisionit që i ka mundësuar ndryshimin e datëlindjes.
Deri sa në Bashkimin Evropian, shumë punëtorë insistojnë me dallavere ta fitojnë pensionin e parakohshëm, në Kosovë ndodhe e kundërta, për faktin se një pensionist i cilitdo nivel, merr një pension minimal rreth 100 euro, ndërsa një gjykatës merr pagën 12 fusha më të lartë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











