Lajme
Mërgimtarët e bëjnë me shtëpi familijen skamnore në Artanë
Kryetari i Artanës Bajrush Ymeri ka falënderuar mërgimtarët në Zvicër që kanë zgjedhur një familje në Artanë për t`ia ndërtuar shtëpinë e re
Mërgimtarët në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës janë organizuar dhe kanë ndihmuar në vlerë të mbi 17 mijë eurove duke i ndërtuar shtëpinë familjes së Adil Bajramit nga Llabjani.Sic raporton Rajonipress, Familja e Adil Bajramit nga Llabjani është gëzuar pasi falë ndihmës së mërgimtarëve në qytetin Kreuzlingen është bërë me shtëpi të re. Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë edhe kryetari i Artanës Bajrush Ymeri i cili i ka falënderuar mërgimtarët tanë në Zvicër të cilët kanë zgjedhur një familje në Artanë për t`ia ndërtuar shtëpinë e re.Ymeri tha se kontributi i mërgimtarëve gjithmonë është i mirëseardhur derisa ka falënderuar xhaminë ,,Hëna e re’’ në Kreuzlingen, Qendra Shqiptare për Kulturë dhe integrim. Grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë së familjes Bajrami është mundësuar falë një koncerti ku janë kyçur edhe Ansambli ,,Vatra” , SH.K.A,, Sharri’’ , “SH.K.A ,,Dielli’’, SH.K.I ,,Rinia”, Grupi Teatral ,,Aktrimi’’, grupi organizativ: Ragip Avdyli, Kadrush Myrtaj, Avni Avdyli, Selatin Bytyqi, Bexhet Berisha, Bejtush Kastrati, Lumni Avdyli dhe Rexhep Myrtaj.Ymeri ka falënderuar edhe këngëtarin e mirënjohur Mentor Mushkolaj i cili dha kontribut të madh me këngët e tij në koncertin humanitar dedikuar ndërtimit të shtëpisë.“Për mua është një dhuratë e çmuar sepse kam jetuar në kushte të rënda dhe të papërshtatshme për jetesë” tha Bajrami.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












