Lajme
Krusha nën ankthet e luftës
Një qytetarë i Krushës së Madhe dukë gërmuar me ekskavator ka zbuluar eshtra të njerëzve. Dyshohet për varrezë masive
Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit janë identifikuar eshtrat e disa njerëzve, duke ngritur tashmë dyshimet, për një varrezë të re masive. Një qytetarë i këtij fshati duke i hequr gërmadhat e një shtëpie të vjetër ka hasur në eshtrat e disa njerëzve që, sipas hetuesive, i përkasin luftës së fundit të viti 1999.
Ky qytetarë menjëherë pasi që kishte hasur në eshtrat e njerëzve, e kishte ndërprerë punë dhe i kishte njoftuar forcat e rendit për të ekzaminuar vendin.
Kryetari i Komisionit qeveritarë për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj tha për “albinfo.ch” se eshtrat e identifikuar në Krushë janë marrë nga mjekësia ligjore për ekspertizë dhe pas ekzaminimit, do të fillohet më gërmime të reja në këtë lokacion.
Ai tha se në këtë fshat është zbuluar një varrezë masive, por si duket terreni nuk është pastruar mirë. “Pasi qytetari me ekskavator zbuloi disa eshtra, duhet të gërmohet më mirë për të parë nëse ka edhe më tej varre në këtë lokacion”, deklaroi Gjetaj për “albinfo.ch”.
Banorët e fshatit Krushë e Madhe e Rahovecit vazhdojnë të jetojnë me përjetimet e tmerrshme të luftës së fundit. Këtij fshati vazhdojnë t’i mungojnë edhe 68 bashkëfshatarë që janë zhdukur që nga periudha e luftës. 241 burra dhe të rinj të fshatit, ndërkaq u pushkatuan, u masakruan dhe disa u dogjën nga forcat policore-ushtarake serbe gjatë regjimitt Sllobodan Millosheviq.
Ky fshat i cili ka mbetur kryesisht me gra të veja, ndiheti zhgënjyer në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, që nuk e kanë arrestuar dhe dënuar asnjë kriminelë të luftës. Në mesin e të zhdukurve të këtij fshati është edhe Ukshin Hoti, politologu dhe profesori më i dalluar i plejadës së fundshekullit.
Përveç në Krushën e Madhe edhe në Krushën e Vogël, një fshat i afërm me vendin ku janë gjetur trupat e të vrarëve të luftës, ka ndodhur pothuajse i njëjti tmerr. Më 25 dhe 26 mars të vitit 1999, në këtë fshat nga forcat policore-ushtarake serbe kanë ekzekutuar mizorisht 113 fshatarë.
Masakra në Krushë të Vogël dhe në Krushë të Madhe pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë luftës së vitit 1998-1999.
Ndryshe, dy muaj më parë, një prokuror i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) nga Prokuroria e Qarkut në Prizren ka filluar zyrtarisht hetimet për krime të luftës, të kryera në fshatin Krushë e Vogël.
“Deri tani, prokuroria ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm, të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës”, është thënë në një komunikatë për media.
Në luftën e viti 1998-1999 në Kosovë janë zhdukur rreth 4 mijë persona, shumica dërmuese shqiptarë.
Trupat e më shuamë se dy mijë prej tyre, janë identifikuar nëpër varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, etj. Disa trupa janë gjetur edhe në kontejnerë në lumin Danub, ndërsa me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë janë kthyer dhe varrosur në Kosovë.
Forcat e kombinuara serbe, ushtarët, policët, njësitë speciale dhe forcat paraushtarake, për t’i fshehur gjurmët e krimit, disa nga trupat e të vrarëve i kishin marrë me vete në Serbi. Për këto krime, Trubunali Penal i Hagës ka dënuar disa nga udhëheqësit e asaj lufte, ndërsa disa të tjerë janë në gjykim e sipër.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










