Lajme
PDK e humbë “ekuilibrin”
Dy njerëzit më të fuqishëm të PDK-së, Krasniqi dhe Limaj, kanë kërcënuar kryeministrin Hashim Thaçi se do të dalin nga partia
Partia më e madhe parlamentare në Kosovës, Partia Demokratike (PDK) e kryeministrit Hashim Thaçi, duket se e ka humbu ekuilibrin. Shumë shpejt kjo parti mund të ndahet në dysh, për faktin se dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë partinë, për shkak të mospajtimeve të brendshme.Gazeta “Zëri” ka sjellë të gjitha prapaskenat që kanë ndodhë në këtë parti gjatë muajit të fundit, ndërsa këto shqetësime i ka reflektuar dhe argumentuar, Jakup Krasniqi në emisionin “Rubikon”. Ai ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga PDK-ja, nëse në parti nuk do të ndodhin reformat e brendshme.Përveç Krasniqit, ish zëdhënësit të UÇK-së, edhe Fatmir Limaj ka kërcënuar kryeministrit Thaçi se nuk do të jetë në PDK, nëse vazhdon me traditën e vjetër. Limaj në mbledhjen e fundit të Kryesisë ka kërkuar nga llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia.“Limaj dhe Jakup Krasniqi ishin të vetmit që në këtë mbledhje ia treguan “dhëmbët” Thaçit. Së pari ishte Limaj, ai i cili kërkoi shpjegime nga Thaçi se përse Kryesia e Partisë nuk është mbledhur për më shumë se një vit e gjysmë”, ka treguar ky burim i gazetës. Po ashtu Limaj kërkoi përgjegjësi nga Thaçi në lidhje me bisedimet me Serbinë.“Limaj i kërkoi Thaçit shpjegim përse asnjëherë në Kryesi të partisë nuk është folur për punën e negociatave me Beogradin, ndërsa Thaçi u përgjigj duke thënë se “ka diskutuar për këtë çështje”. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Jakup Krasniqit, i cili i është drejtuar me këto fjalë Thaçit: “Kjo nuk është aspak e vërtetë”. Ka treguar ky burim.Limaj dhe Krasniqi nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë kërkuar nga kryetari i partisë shpjegime edhe për marrëveshjen politike, e cila u nënshkrua nga Thaçi- Mustafa dhe Pacolli, me të cilën në krye të shtetit erdhi Atifete Jahjaga. Ndërsa pika më e nxehtë e debatit, siç citon “Zëri” ka qenë çështja e zgjedhjeve të brendshme në parti.Përfaqësuesit e PDK-së, ndërkaq nuk e shohin fundin e botës edhe nëse ndahet parti, por që nuk shohin rrezik që kjo të ndodhë. “Jo, nuk shoh asnjë rrezik se zgjedhjet mund të çojnë deri të ndonjë përplasje apo fërkim brenda partiak. Ne aty jemi si një familje”, ka thënë shkurt Rrustem Mustafa, nënkryetar i partisë.Edhe analistit Halil Matoshi konsideron se PDK nuk do të ndahet pavarësisht fërkimeve të fundit. Ai përjashton mundësinë që partia e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi mund të ndahet në dysh, pasi që, sipas tij, “lidershipi i kësaj partie është aq i fortë saqë secili që do ta linte PDK do ta humbasë elektoratin e kësaj partie”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










