Lajme
Kosova dhe Shqipëria para Maqedonisë
Kosova dhe Shqipëria për dy vjet me radhë e kanë lënë sërish mbrapa Maqedoninë me investime të huaja direkte.
Në Shqipëri, në 2010 dhe 2011 kanë hyrë mbi 2 miliardë dollarë, derisa në Kosovë gati 1 miliard dollarë, shkruan sot gazeta KOHA në Shkup.
Krijimi i një situate të brishtë të marrëdhënieve ndëretnike, mosfunksionimi i drejtë i gjyqësisë, procedurat e rënda burokratike dhe administrata jo efikase, sipas ekspertëve ekonomik, janë problemet kyçe që Maqedonia gati një dekadë gjendet në fund të listës nga vendet e rajonit për investimet e huaja direkte Të dhënat statistikore të Bankës Botërore (BB) për 10 vitet e fundit tregojnë se Maqedonia vazhdimisht është në vendin e fundit sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.
Viti më mirë për Maqedoninë për tërheqje të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Botërore, është viti 2007 me rreth 700 milionë dollarë investime të huaja.
Në anën tjetër, në vitin 2007 edhe vendet e rajonit kanë pasur më shumë investime të huaja, të cilat kanë kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve brenda vitit. Kështu, në vitin 2007, në Bullgari janë futur 13.2 miliardë dollarë, në Kroaci 5 miliardë dollarë, në Serbi 2.5 miliardë.
Njëherësh, edhe Bosnjë dhe Hercegovina në vitin 2007 ka tërhequr mbi 2 miliardë dollarë apo Mali i Zi me rreth 930 milionë dollarë.
Ndërkaq, Shqipëria gjatë vitit 2010 dhe 2011 ka tërhequr investime të huaja në vlerë prej mbi 2 miliardë dollarë që është pothuajse e barabartë me vlerën e investimeve të huaja në Maqedoni përgjatë një dekade.
Gjithashtu, edhe Kosova për tre vitet e fundit është shumë para Maqedonisë në tërheqjen e investimeve të huaja.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











