Lajme
Kreditë në Kosovë, më të lartat në rajon
Kamatat për kredi individuale në vitin e kaluar ka qenë 14.2%, kurse për biznese 16,6 %. Në Shqipëri kamatat janë 7%
Sistemi bankar në Kosovë mbetet i qëndrueshëm pavarësisht luhatjeve nga kriza botërore financiare, ndërsa normat e interesit në kredi vazhdojnë të mbeten më të lartat në rajon. Derisa në Shqipëria interesi në kredi është 7 për qind, në Kosovë interesi kreditor është 100 për qind më e lartë, 14 për qind.
Këto shifra kanë dalë nga tryeza “Sektori bankar: Ndihmesë, apo barrierë”, organizuar nga Instituti “Riinvest” dhe Fondacionit i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pengesa serioze e zhvillimin e sektorit privat, siç u tha në këtë debat, mbetën normat e larta të interesit bankar.
Në një analizë që ka bërë Instituti “Riinvest” duke anketuar 600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, shifrat kanë dalë se kreditë për biznes janë rritur në vijimësi nga vitit në vit, duke krijuar në një mënyrë, edhe ngadalësimin e zhvillimit ekonomik. “Vetëm në vitin 2011, kreditë janë rritur për 16.6 për qind”, thuhet në analizë.
Kamatat për kredi individuale në vitin e kaluar kanë qenë 14.2 për qind, kurse 16,6 për qind për biznes, ndërsa siç thuhet në Shqipëri, këto kama janë rreth 7 për qind. “Në Kosovë kamatat janë më të larta se në të gjitha vendet e rajonit”, u tha në këtë debat.
Lidhur me këto kredi të larta, REL ka cituar ministri e Financave, Bedri Hamza, i cili është angazhuar për krijimin e mundësive për hapjen e tregut bankar.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










