Lajme
„Joshja e diasporës dhe promovimi i investimeve në Kosovë“
Në New York është organizuar nga Ministria e Diasporës forumi i biznesit „Joshja e diasporës dhe promovimi i investimeve në Kosovë“
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, me Odën Ekonomike Amerikane dhe me Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork, e organizoi forumin e biznesit me një grup të veprimtarëve dhe të biznesmenëve shqiptarë të Amerikës, si dhe me drejtues të njohur biznesesh, të cilët, njëkohësisht, janë edhe anëtarë të Dhomës Shqiptaro- Amerikane të Tregtisë (The Albanian-American Chamber of Commerce).
Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i mundësive për investime dhe tërheqja e investitorëve potencialë në Kosovë, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Takimi u mbajt në Nju-Jork dhe do t’i paraprijë Konferencës për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë, që do të mbahet në Uashington.
Në emër të Ministrisë së Diasporës, të pranishmit i përshëndeti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve dhe i Përkrahjes së Investimeve në MeD.
Ai ua prezantoi atyre mundësitë e investimeve në Kosovë, si dhe gatishmërinë për mbështetje, që do t’ua ofrojë Ministria e Diasporës, e cila, siç u shpreh Dedushaj, shërben si urë lidhëse mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili theksoi nevojën që sot ka Kosova për investime, në veçanti ato që vijnë nga diaspora shqiptare.
„Është obligim institucional dhe përkushtimi ndaj diasporës do të jetë shumë më i madh në të ardhmen, pasi Kosova ka nevojë jo vetëm për pasuri në aspektin material, por, para së gjithash, për zhvillim të bujqësisë, turizmit dhe fushave të tjera, ndërsa nëpërmjet tyre të barten dhe të promovohen vlerat e Kosovës kudo, si parakusht i përmirësimit të imazhit të saj në botë“, ka thënë Pacolli.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka pohuar: ”Duke qenë se Kosova gëzon të drejtën e preferencave tregtare me SHBA-të (GSP), që nënkupton eksport të produkteve kosovare pa taksë doganore, promovimi i produkteve kosovare për eksport është tejet i rëndësishëm, thuhet në njoftimin e MeD-it
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












