Lajme
Te ura e shenjtë
Vizita 3/3: Komisioni Federal për çështje të migracionit (KFM) vizitoi Urën e shenjtë në Xerxë
© albinfo.ch: Një drekë pune te Ura e shenjtë në Xërxë afër Gjakovës
Pas një vizite në një qendër azili me familje rome në Magure dhe një ferme bagëtish në Tërpezë të Malishevës, delegacioni i KFM-së u ndal te Ura e shenjtë në Xërxë. Në krye të delegacionit ishte Prof.dr. Walter Leimgruber, zv.kryetari Etienne Piguet, udhëheqësja e Sekretariatit zonja Simone Prodolliet, anëtarët e KFM-së: Albana Krasniqi, Daniela Sebeledi, Osman Besiq, Ruth Derrer, pastaj zonja Pascale Steiner bashkëpunëtore shkencore e KFM-së dhe Sylvain Astier, atashe i Migracionit pranë Ambasadës zvicerane në Kosovë.
Qëllimi i ndaljes ishte drekimi dhe takimi me shefin e Zyrës për komunitete të Gjakovës, z. Armend Behluli, por edhe i vizitës së një monumenti kulturor siç është Ura e shenjtë. Vetë termi URA në Zvicër, por edhe në shumë vende multietnike ka një domethënie që nënkupton një lidhje me dikë ose me diçka.
© albinfo.ch: Simone Prodolliet, udhëheqëse e Sekretariatit të KFM-së
E pyetur nga Albinfo.ch, një shpjegim për këtë ndalesë te Ura e shenjtë e dha Simone Produlliett, udhëheqëse e Sekretariatit të KFM-së.
Albinfo.ch: Zonja Produliet, pas disa vizitave të realizuara projekteve të ndryshme ju vendosët të ndaloni edhe te Ura e shenjtë. Çfarë ju shtyri që të ndaleni pikërisht këtu?
Simone Prodolliet: Po, para se gjithash kjo urë është një vend shumë i bukur, por edhe që një urë ka edhe simbolikën e vet, pra Zvicra ka një lidhje me Kosovën dhe se kjo është një lidhje e cila ne na intereson. Ne si KFM na intereson çështja që ka të bëjë me migracionin dhe projektet që ne i kërkojmë janë fort të lidhur me migracionin.
Albinfo.ch: Çfarë keni vizituar sot?
Simone Prodolliet: Sot ne vizituam një bujk të ri i cili pati një mundësi që ta realizojë një praktikë katërmuajshe te një bujk në Zvicër që nënkupton edukimin e tij të mëtutjeshëm në fushën e bujqësisë. Ç´është e vërteta ai më me dëshirë do të kishte punuar në një ndërmarrje që merret me kultivimin e bagëtive, por ajo nuk ishte realizuar, kështu që ai kishte kryer stazhin në një plantazh dredhëzash.
Albinfo.ch: A ka mundësi kryerja e praktikës në një fermë bagëtish në Zvicër?
Simone Prodolliet: Mundësitë janë paksa të kufizuara, ngase kam ardhur në përfundim se në Zvicër bujqit kanë një distancë ndaj njerëzve nga Kosova, por kur kihet parasysh se ky bujk është pranuar mirë tek ajo familje ku ka kryer stazhin dhe se të dy palët kanë qenë të kënaqur, atëherë më bën të shpresoj që kjo mund të realizohet në të ardhmen.
Gjatë kësaj drake pune shefi i Zyrës për Koumintete në Gjakovë, z. Armend Behluli dha një pëershkrim të detajuar për angazhimin e Zyrës për Integrim pranë Ministrisë së brendshme që po bën për qytetarët kosovarë të cilët po riatdhesohen kohëve të fundit nga shtetet perëndimore.
Mes tjerash z. Behluli tha se Zyra komunale për komunitete dhe kthim ka për qëllim që të krijojë kushte për kthim të qëndrueshëm të personave që riatdhesohen nga vendet e Evropës në përgjithësi, por ka edhe një program për personat e zhvendosur brenda për brenda vendit dhe nga rajoni. Kjo zyrë është e fokusuar më së shumti në programin për riintegrimin e personave të riatdhesuar që nga fuindi i vitit 2010. Faktikisht, Zyra punon në bazë të strategjisë së planit që e ka themeluar qeveria e Kosovës për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Pra, për personat që riatdhesohen e që kanë nevojë për ndihmë emergjente, në aeroportin e Prishtinës është themeluar edhe Zyra për integrim ku personat, të cilët nuk kanë ku të shkojnë akomodohen nga kjo zyrë. Hapi i dytë është që personat e këtillë të bëjnë kërkesa në komuna që lidhen me gjëra ushqimore, higjienike, plan të biznesit, dru për ngrohje etj.
Në pyetjen se çfarë nacionalitetesh janë këta të riatdhesuar dhe sa janë ata të kënaqur me ndihmën që u ofrohet atyre z. Behluli tha: “Kur flasim për persona të riatdhesuar ne nuk bëjmë ndonjë ndarje, por shumica e tyre i takon komunitetit shqiptar, pastaj në komunën tonë ka egjiptianë, ashkalinj dhe romë, por ka edhe boshnjakë. Kërkesa e tyre primare është akomodimi i përkohshëm, kështu që përmes programit për riintegrim ata vendosen në banesa me qira, pastaj ata ndihmohen për një vit me artiikuj ushqimorë, higjienikë etj. Pastaj ata kanë të drejtë të bëjnë një plan biznesi përmes të cilit mund të gjenerojnë të hyra materiale për vete. Gjithashtu nëse personat në fjalë kanë ndonjë truall ata mund të aplikojnë edhe për ndihmë në ndërtimin e shtëpisë. Pra ekzistojnë disa pako në rregulloren për riintegrimin e tyre.
I pyetur nëse ka ndonjë rast që ka përfituar ndokush, ta zëmë një shtëpi nga ky program Armend Behluli shprehet: “Faktikisht kemi vendimin për aprovim që është marrë në bordin e Zyrës për Integrim pranë Ministrisë së Brendshme, por akoma nuk ka filluar me ndërtime. Sidoqoftë personat e riatdhesuar janë të akomoduar në banesa me qira, ndërsa ata që kanë nevojë për strehim të pëhershëm besoj se qeveria dhe komuna do të bëjnë një zgjidhje të përhershme për ata.
Se nga cilat vende po bëhet riatdhesimi i kosovarëve z.Behluli tha se prin e para Gjermania, pastaj ka nga Suedia, Austria, Belgjika dhe Zvicra është fundit që i kthen. Ai gjithashtu tha se fjala është për persona që kthehen vullnetarisht nga Perëndimi, dhe se nuk bëhet fjalë për kthim të detyrueshëm.
© albinfo.ch: Armend Behluli, shefi i Zyrës për Koumintete në Gjakovë njofton të pranishmit për situatën e të riatdhesuarve në Gjakovë
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











