Lajme
Nishani takon mërgimtarët në Bruksel
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është takuar me përfaqësuesë të mërgatës shqiptare në Bruksel.
Krijimi i një ministrie për emigracionin, mësimi i gjuhës shqipe, e drejta e votës, lehtësimi i proçesit për marrjen e një çertifikate, apo i shtetësisë shqiptare, janë disa nga problemet që hasin qytetarët e Shqipërisë jashtë vendit, për të cilat presidenti Bujar Nishani premtoi se do t’ia transmetojë Qeverisë dhe Parlamentit.
“Nuk mund të jetë shqetësim kjo gjë dhe shteti ka gjithë detyrimet e për detyrë që të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për këto raste. Ajo që unë do të bëj është që do t’ia transmetoj qeverisë shqetësimet tuaja“, ka thënë Niashi.
Shteti ka për detyrë që të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për emigrantët.
Nga ana e tyre, emigrantët treguan për problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen jashtë vendit.
“Në Shqipëri, ne në fakt nuk kemi një ministri, por ka një institut dhe drejtori të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme, pra departament të posaçëm, i cili merret tërësisht me çështjet e diasporës. Por që pavarësisht si ndërtohet ky institucion, ne kemi nevojë ta kemi më dinamik”, ka thënë presidenti shqiptar, transmeton TCH.
Numri i shqiptarëve në Belgjikë vlerësohet të jetë rreth 60 mijë.
Ata kanë emigruar në periudha të ndryshme, para dhe pas viteve ’90, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











