Lajme
NATO garanton Kosovën e pandashme
Rasmussen tha se integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor janë rruga më efikase dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka ripërsëritur qëndrimin e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë, se Kosova është një, e tërë dhe e pandashme. Ai ka thënë se […]
Rasmussen tha se integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor janë rruga më efikase dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka ripërsëritur qëndrimin e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë, se Kosova është një, e tërë dhe e pandashme. Ai ka thënë se integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor janë rruga më efikase dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Këto komente sekretari i NATO-s i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Bruksel me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Ky i fundit bashkë me përfaqësuesin e NATO-s,janë shprehur në favor të rinisjes së bisedimeve ndemjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Shqipëria është një aleate e vyer. Ju jeni të përkushtuar ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët dhe operacioneve tona dhe ju po jepni kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë”, ka theksuar Rasmussen, raporton RTK. Ai po ashtu ka thënë se NATO-ja ka mbi një dekadë që është garantuesja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Kosovës.
Ndërsa presidenti Nishani ka thënë se Shqipëria si pjesë e NATO-s ka një interes të veçantë për Kosovën ku Aleanca po drejton njërin prej operacioneve të saj të suksesshme atë KFOR-it. “E sigurova Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj përmbushjes së misionit të KFOR-it deri në fund”, tha Nishani.
Presidenti i Shqipërisë pas këtij takimi, tha se kanë rënë dakord me sekretarin Rasmuseen që NATO-ja do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj për të bërë të mundur një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë. “Ne ishim të njëjtit mendim se ndarja e Kosovës nuk është një mundësi dhe nuk duhet lejuar të ndodhë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














