Lajme
Miratohen ndryshimet kushtetuese
Më 98 vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtuese. Po ashtu ligjvënësit votuan vazhdimin mandatit të EULEX-it deri më 2014.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan të premten në një seancë të veçantë plenare, ndryshimet kushtuese me të cilat i jepet fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Po ashtu në njëjtën seancë ligjvënësit miratuan edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në verën e vitit 2014.
Në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të pranishëm në Kuvend ishin 109 deputetë, ndërsa pro ndryshimeve votuan 98 prej tyre. Ndërkaq 10 votuan deputetë votuan kundër ndërsa një abstenoi.
Këtyre ndryshimeve kushtuese iu dhanë mbështetje të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Përfaqësuesi i kësaj të fundit, deputeti Visar Ymeri tha se me këto ndryshime nuk po përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare, por po vazhdon edhe më tej
Po ashtu ai kishte të vërejtje në Kushtetutën e Kosovës, për të cilën tha se nuk e respekton të drejtën e popullit shqiptarë për të qenë shumicë në Kosovës.
Deputetët po ashtu miratuan edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Nga 108 deputetë sa morën pjesë në votim, 97 prej tyre votuan pro vazhdimin të EULEX-it, ndërsa 11 u deklaruan kundër. Edhe në këtë pikë ligjvënësit patën disa rezerva. Ata kërkuan që EULEX-i të jetë me aktiv në luftën kundër korrupsionit.
Kuvendi i Kosovës i ka 12 deputetë, prej tyre 100 zgjidhjen drejtpërdrejt nga populli, ndërsa në bazë të pakos së Ahtisarit, njëzetë vende janë të rezervuara për pakicat, prej tyre dhjetë vende i takojnë komunitetit serb, ndërsa dhjete të tjera të gjitha pakica të tjera në Kosovë.
Në seancën e sotme plenare, ligjvënësit kosovarë përkujtuan 7 Shtatorit 1990, ku 22 vjet më parë ish-deputetët e Kuvendit Krahinor të Kosovës, nxorën një Kushtetutë me të cilën Kosova bëhet Republikë e ish Jugosllavisë me të drejta të plota. Edhe pse kjo Kushtetutë nuk u zbatua asnjëherë, 7 Shtatori 1990, konsiderohet ditë e veçantë e kthesës historike për shqiptarët e ish-Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










