Lajme
Kosova pa kapacitete të ripërtërishme energjetike
Kapacitetet energjetik në Kosovë janë 900 megavat me termocentral të vjetruara, ndërsa kapacitete e ripërtërishme konsiderohen të paarritshme. Këto deklarata dolën nga konferenca “Tregu Energjetik – Evropa Juglindore 2012”
Republika e Kosovës konsiderohet një vend i rëndësishëm për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rajon. Ndërsa pavarësisht kërkesave të Bashkimit Evropian se një pjesë e energjisë së prodhuar duhet të jetë nga ajo e ripërtërishme, mbi 90 për qind të prodhimit, Kosova e ka orientuar në termocentrale.
Prodhimi nga termocentralet konsiderohet më i lirë, për faktin se Kosova ka rezerva të mëdha të linjitit, që i mundësin prodhim edhe për vite të tëra. Ndërsa alternativat tjera si ndërtimi i hidrocentralve, rryma me erë dhe energjia solare, etj, kanë kosto të paktën 5 herë më të lartë se prodhimi i energjisë me thëngjill.
Për të parë zhvillimin e sektorit energjetik dhe tregun e saj në Evropën Juglindore, në Prishtinë është mbajtur një konferenca ndërkombëtare me temë: “Tregu Energjetik – Evropa Juglindore 2012” e cila u konsideruar si një rast i mirë për kosovarët, që të shkëmbejnë përvoja dhe mendimeve me ekspertët e BE-së.
© albinfo.ch
Ministri Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj e konsideroi të rëndësishme këtë konferencë, sikurse e konsideron me rëndësi të madhe zhvillimin e sektorit energjetik. Ai një ditë më parë inauguroi elektrifltat në Termocentralin Kosova A, duke garantuar prodhim të energjisë elektrike sipas standardeve të BE-së.
Sven Nuhn është menaxher Divizionit të Rrjetit të Shpërndarjes, “E.ON Mitte AG”. Ai u angazhua për ndërrimin e energjisë nga ajo bërthamore dhe temocetraaike, në energji të ripërtërishme. “Kemi objektiva shumë të mëdha për të dalë nga energjia bërthamore dhe të zëvendësohet përmes energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Nuhn.
Ai tha se që nga viti 2005, ka direktiva të qarta sa i përket temës së efiçiencës dhe vulës së shpenzimeve energjetike në BE.
Ndërsa Fadil Ismaili, kryeshef ekzekutiv i Rrjetit dhe Shpërndarjes (KOST) tha se kapacitetet kosovare të prodhimit të energjisë janë të bazuar kryesisht në termocentrale, me mbi 90 për qind të prodhimit. Ndërsa, sipas tij, Kosova ka kapacitete shumë të vogla të hidrocentraleve dhe burimeve tjera të ripërtërishme.
“Në fakt Kosova nuk ka aq shumë potencial për hidro kështu që burimi kryesor mbetet thëngjilli ose liniti që mendoj së mendoj se është një prej përparësive që ka sektori energjetik në Kosovë. Kapacitetet ekzistuese janë 900 megavat me termocentral me kapacitete të vjetruara”, tha ai.
Ish-drejtori i KEK-ut bëri një rezyme sistemit prodhues në Kosovë dhe fuqisë prodhuese të tyre. Ai tha se Kosova aktualisht ka dy njësi të Kosovës B, që janë ndërtuar në vitin 1982 të cilat tani duhet të ripërtërihen, ndërsa ka edhe Kosovën A, të cilën Ismajli e cilësoi si një lloj ‘dinozauri” i përbërë prej 5 njësive.
Këto njësi prodhuese, në gjendjen ekzistuese të vjetruar, sipas tij, mbulojnë një përqindja të madhe të nevojave të kosovarëve. Marrë në përgjithësi, sipas Ismajlit, KEK-u mbulon 85 për qind të nevojave të kosovarëve, ndërsa vetëm 15 për qind e energjisë duhet të importohet nga vendet e rajonit.
© albinfo.ch
Konferenca ishte paraparë të organizohej në Budapes, mirëpo me angazhimin e stafit vendorë të kompanisë gjermane “Evroenergie” u mbajt në Prishtinë. Ndryshe, Evropa njihet në tërë rruzullin tokësor për standarde rigoroze në fushën e energjisë dhe mjedisit, prandaj kjo politikë bartet edhe në të gjitha debatet për anëtarësimin e vendeve të reja në familjen evropiane.
Këto kritere të ashpra pa dyshim se duhet të plotësohen edhe nga Kosova, si një vend aspirant për anëtarësim në BE dhe një nënshkruese e Traktatit të Athinës për Energjetikë.
Naim Gashi është ekspert i çështjeve ekonomike. Ai për “albinfo.ch” tha se në 12 vjetët e fundit, në Kosovë janë kryer me dhjetëra hulumtime, shpesh edhe për të arsyetuar donacionet, me qëllim të gjetjes së burimeve alternative të energjisë. Këto burime, sipas tij, nuk janë gjetur, pasi që nuk ekzistojnë.
“Shpresa e vetme për vite të tëra ishte ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit, por hulumtimi i fundit tregon se ky hidrocentral, me kapacitet 300 MW, duke u bazuar në resurset ujore, mund të funksionojë vetëm 30 ditë në vit, pasi që 11 muaj të tjerë duhet akumuluar uji në diga”, konsideron Gashi.
Një fakt tjetër dekurajues për hidrocentralin e Zhurit, sipas tij, është kostoja e lartë e ndërtimit, rreth gjysmë miliardi euro dhe kostoja 3-4 herë më e lartë e rrymës së prodhuar, në krahasim me energjinë e prodhuar në termocentrale. “Tani shtrohet pyetja: a mund të gjejë Kosova një investitor që do të shpenzojë 500 milionë euro për 30 ditë pune në vit të hidrocentralit? Përgjigja definitive është: Jo”, shprehet ai.
Alternativat e burimeve të rrymës së ripërtëritshme, me diell dhe erë, siç tha Gashi, tani konsiderohen të paarritshme edhe për Gjermaninë. “Të gjitha këto që u thanë më lart janë fakte të pamohueshme, se alternativa dhe resursi i vetëm i Kosovës mbetet energjia nga linjiti, me kusht të rigorozitetit maksimal ndaj ndikimeve mjedisore”, tha ai.
Në konferencën “Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012”, kanë marrë pjesë në numër i madh i ekspertëve dhe përfaqësuesve të energjetikës nga Kosova, rajoni dhe Evropa.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










