Lajme
Vetëvendosje me gjithë efektivin sfidon Qeverinë
Në një mbledhje të jashtëzakonshme aktivistët e Vetëvendosjes u zotuan për të penguar bisedimet me Serbinë dhe procesin e privatizimit
Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar të dielën praktikën politike dhe ekonomike të Qeverisë Thaçi, ndërsa janë shprehur të gatshëm për të penguar privatizimin e ndërmarrjeve publike si dhe degradonim politike të shtetit. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë bërë thirrje për mobilizim, me qëllim që të pengohen bisedimet me Serbinë dhe privatizimi. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë të gjitha strukturat e Vetëvendosjes, edhe ato lokale edhe qendrore, lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti tha se Qeveria Thaçi në vijimësi po e degradon shtetin, ndërsa kërkoi nga aktivistët e Vetëvendosje që ta pengojnë këtë degradim të vlerave.“Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë nuk ka qenë ide, por mungesë e idesë së zhvillimit. Njësoj, dialogu dhe bisedimet me Serbinë nuk kanë qenë ide, por mungesë e idesë së shtetndërtimit”, ka thënë Albin Kurti, sipas të cilit,stabiliteti në Kosovë është rehati për burokratët ndërkombëtarë dhe zyrtarët qeveritarë e kurrsesi për qytetarët e Kosovës. “Kemi një Qeveri që është shumë e dobët karshi Serbisë dhe shumë e egër karshi qytetarëve të Kosovës. Kemi një Qeveri që është servile karshi burokratëve ndërkombëtarë dhe mizore ndaj njerëzve vendës këtu…nga vite e ’90-ta, shqiptarët e Kosovës, politikisht kanë bërë kalimin nga burgu serb në spitalin ndërkombëtar”, tha Kurti.Sipas tij, pas çlirimit, qytetarët e Kosovës dolëm nga burgu por nuk dolëm në liri sepse, siç tha ai, qytetarët u futën në spital. “Pas çlirimit, dolëm nga burgu, por nuk dolëm në liri shoqërore sepse na futën në xhungël. Tash, në xhungël, kemi liri pa barazi. Në xhungël janë të lirë edhe lepuri edhe luani, porse rezultati dihet, apo jo?”, tha Kurti.Ndërkaq, aktivisti tjetër i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj iu bëri thirrje aktivistëve të Vetëvendosjes që të mobilizohen kundër bisedimeve me Serbinë. “Kjo mbledhje ka për qëllim që përballë këtij mobilizimi të pushtetit, të ndodhë një mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjitha niveleve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta përballuar dhe ndalur këtë projekt, i cili besojmë se do ta dëmtojë Kosovën në të gjitha rrafshet”, ka thënë Mulliqaj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











