Lajme

Ambasadat, borxh “deri në fyt”

Auditori i Përgjithshëm për vitin 2011 thotë se MDK-të kanë krijuar shpenzime në vlerë prej 386.089 eurosh dhe ato nuk janë aprovuar nga MPJ

Misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës (MDK) kanë hyrë qindra mijëra euro borxhe, ndërsa faturat e tyre heziton t’ua paguaj Ministra e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Në MPJ, thuhet se nuk do t‘ua paguaj borxhet, sepse misionet diplomatike nuk i kanë respektuar udhëzimet administrative.

 

“Sipas MPJ-së, këto shpenzime përfshijnë periudhën prej vitit 2008 e deri në 2011, dhe në mesin e tyre ka shpenzime të rregullta por që nuk kanë arritur të regjistrohen në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës, SIMFK”, raporton gazeta JNK.

Këto shpenzime, siç thuhet në raport, përfshijnë pagesa shtesë të qirave të ambasadave dhe konsullatave për shkak të ndryshimit të kursit të valutave për misionet që gjenden jashtë eurozonës.

Misioneve diplomatike dhe konsullore, ndërkaq nuk iu janë pranuar as pagesa për sigurime shëndetësore. 

Auditori i Përgjithshëm për vitin 2011 raporton se MDK-të kanë krijuar shpenzime operacionale në vlerë prej 386.089 eurosh pa dhe ato nuk janë aprovuar nga MPJ.

Ndryshe, nga shpenzimet e MPJ-së, sipas raportit të auditimit për vitin 2011, kishin qenë edhe rreth 10 mijë euro për të blerë 550 USB-ve të formatit të vizitë kartave të cilat shfrytëzohen për promovimin e Kosovës dhe u shpërndahen si dhurata përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të shteteve të huaja.