Lajme
Një varg taksash, për regjistrim veture
KMDLNJ thotë të jetë shkelje e të drejtave të njeriut kushtëzimi për qytetarët që të paguajnë një varg taksash për të regjistruar veturën
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) reagoi të martën kundër kushtëzimeve që komunat e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, po iu bëjnë qytetarëve kosovarë për regjistrimin e veturave dhe nxjerrjen e domeneve nevojshme personale.Disa komuna kohëve të fundit, sipas KMDPNJ-së, përmes një vendimi në bashkëpunim me MPB-në, apo vendimeve të kuvendeve komunale, po i kushtëzojnë qytetarët që të paguajnë një varg taksash për të regjistruar veturën. Për këtë regjistrim duhet të paguajnë taksat komunale (bërllokun, tatimin në pronë, ujin, taksat ekologjike, rrugore, administrative) etj.“Këto kushtëzime i konsideron diskriminuese, shkelje flagrante të drejtave të njeriut të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin që është në fuqi në Republikën e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe dokumentet tjera ndërkombëtare që rregullojnë çështjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.Neni 29 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut përkatësisht pika 2 shprehimisht, sipas KMDLNJ-së, thotë se: “Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj…”KMDLNj, me shqetësim të thellë konstaton se në Republikën e Kosovës nuk mund të merret asnjë dokument nëse nuk i keni kryer detyrimet ndaj atyre që ofrojnë shërbime publike, komunale etj. “KMDLNj kërkon që kushtëzimi për marrjen e dokumenteve të mos zbatohet dhe të gjitha vendimet duhet te jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, konsideron ky këshill.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











