Kuriozitete
Të rrezikshme, por mbytja e një grerëze kushton deri 50 mijë euro
Në Gjermani, dëmtimi i foleve të grerëzve mund të arrijë gjobën deri në 15 mijë euro, ndërsa të grerëzave të llojit të veçant, deri 50 mijë euro
Edhe pse për shumicën e njerëzve, insektet paraqesin shqetësim, ata janë të mrojtur në mënyrë të veçantë. Ai i cili e zë, e lëndon apo edhe e mbytë një grerëz pa ndonjë arsye të duhur, në Baden-Württemberg duhet të llogarisë në gjobë prej 15 mijë eurosh.
Po qe se gjatë kësaj bëhet fjalë për ndonjë insekt të llojit të veçant, gjoba mund të arrijë shumën deri në 50 mijë euro. Lloje të mbrojtura të grerëzave janë edhe grerëza e ashtuquajtur centrifugale dhe grerëzat me brirë, shkruan “Berliner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Dëmtimi i foleve të grerëzve mund të arrijë gjobën deri në 15 mijë euro, ndërsa të grerëzave të llojit të veçant, deri 50 mijë euro.
Gjoba për grerëzat dallon sipas rrethinave në Gjermani, psh në Thüringen dhe Nordrhein-Westfalen duhet llogaritur në 50 mijë euro gjobë pa marrë parasysh se për çfarë grerëzash bëhet fjalë, ndërsa në Brandenburg edhe deri në 65 mijë euro gjobë.
Në rastin e bletëve, gjobat janë më të rrepta dhe duhet llogaritur deri në 50 mijë euro gjobë po që se lëndohet, mbytet apo dëmtohet një bletë. Në Brandenburg kjo shumë arrin shifrën deri 60 mijë euro.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast konkret para gjykatave, ka pohuar Dr. Melanie von Orlow nga Organizata për mbrojtjen e natyrës në Berlin.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










