Shëndetësi
Në këtë vend është shqetësimi më i madh për kujdesin shëndetësor
Në anën tjetër e shkallës, anketa tregon se vetëm 3 për qind e njerëzve në Turqi shqetësohen për kujdesin shëndetësor, ndërsa në Korenë e Jugut, Meksikë dhe Argjentinë vetëm 6 për qind
Shëndetësia është një shtyllat e shtetit, ku duhet t’i kushtohet shumë kujdes, por kjo nuk ndodh në shumë vende, përfshirë edhe ato evropiane, derisa qytetarët janë shumë të shqetësuar.
Tre të katërtat e hungarezëve janë të shqetësuar rreth kujdesit shëndetësor, sipas një ankete mujore.
Paraqitet alarmante për Hungarinë, pasi ky shqetësim është rritur me 22 për qind në krahasim me muajin dhjetor, që mund të jetë si rezultat i çështjeve të vazhdueshme brenda sistemit shëndetësor të vendit, duke përfshirë edhe kohën e gjatë të pritjes në spitale dhe raportet e korrupsionit.
Në Poloni, 62 për qind e njerëzve janë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor. Kjo është një rritje prej 10 për qind nga dhjetori, raporton ‘Scan’.
Pas Hungarisë dhe Polonisë, 46 për qind e njerëzve në Brazil shqetësohen për kujdesin shëndetësor, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar ky shqetësim arrin në masën e 42 për qind. Sipas njoftimeve, sistemi shëndetësor i Brazilit ka qenë nën tension për disa kohë për shkak të mungesës së buxhetit, protestës dhe shpërthimit të virusit Zika, ndër të tjera, përcjell albinfo.ch.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shqetësimet më të mëdha lidhen me kohën e gjatë në pritje si dhe financimi, gjë që ka shtyrë që shumë ekspertë të mendojnë se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar është në krizë.
Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, qytetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë sigurim për të hyrë në kujdesin shëndetësor.
Anketa tregoi se 38 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar, një shifër kjo që është përmirësuar me një pikë përqindjeje që nga dhjetori, por është ende dukshëm më e lartë se mesatarja botërore prej 24 për qind.
Në anën tjetër e shkallës, anketa tregon se vetëm 3 për qind e njerëzve në Turqi shqetësohen për kujdesin shëndetësor, ndërsa në Korenë e Jugut, Meksikë dhe Argjentinë vetëm 6 për qind.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












