Lajme
Kosova vend transit i drogës
Ministri Rexhepi tha se Kosova do të themelojë observatorin nacional të drogave, që do të ndërlidhet direkt me Qendrën evropiane për droga në Lisbonë
Republika e Kosovës deri më tani ka shërbyer si vend transit për trafikun e narkotikëve, ndërsa viteve të fundit është shtuar edhe numri i atyre që e konsumojnë drogën. Kështu deklaruan përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në ditën ndërkombëtare të luftës kundër narkotikëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se lufta kundër narkotikëve kërkon koordinim të përbashkët në gjithë rajonin, ndërsa sa i përket Kosovës, ai tha se do të punohet pareshtur në përmbushjen e kritereve që janë parashtruar në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
“Ju sigurojë se të gjitha kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, përkatësisht pjesa e ndërlidhur me drogat, do të përfshihen në strategjinë finale kundër drogave. Në këtë drejtim ne do të themelojmë edhe observatorin nacional të drogave, që do të ndërlidhet direkt me Qendrën evropiane për droga me seli në Lisbonë”, është shprehur ai.
Policia e Kosovës, sipas Rexhepit, do ta rrisë komunikimin dhe bashkëpunimin me Europolin, në mënyrë që luftimi i drogës të ketë sukses.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani foli për ndikimin që ka droga në shëndetin e njeriut dhe varshmërinë që krijon ajo. Ai tha se është duke u punuar në institucionalizimin e programit të parë zëvendësues të narkotikëve të quajtur “programi i metadonit”.
Sipas tij, po krijohet mundësia e zëvendësimit të përdorimit të drogave të rënda, me një substancë kimike e cila e lehtëson procesin e trajtimit të të rinjve dhe e zvogëlon dukshëm shkallën e kriminalitetit.
“Kjo çështje nuk është vetëm çështje e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kemi të bëjmë me një çështje kryekëput shëndetësore, por kemi të bëjmë me një problem social e shëndetësor, i cili kërkon një qasje shumësektoriale”, ka thënë Agani.
Shpend Maxhuni është komandant i Policisë së Kosovës. “Brenda Policisë së Kosovës janë shtuar kapacitetet për hetimin dhe luftimin e drogave dhe kjo ka shënuar rezultatet e para konkrete”, ka thënë Maxhuni.
Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit të fundit ka konfiskuar më shumës e 200 kilogram substanca narkotike të llojit mariuhanë. Gjysma e kësaj sasie është konfiskuar në një veturë në Podujevë që kishte si destinacion Bashkimin Evropian, ndërsa gjysma tjetër është konfiskuar në rajonin e Ferizajt, në një traktor me rimorkio mbushur plot me sanë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













