Lajme
Nga zhdoganimi i veturave, 13 milion fitim
Dogana e Kosovë ka planifikuar që këtë viti të inkasojnë rreth 20 milionë euro vetëm nga zhdoganimi i veturave të vjetra
Më shumë se 13 milionë euro ka inkasuar buxheti i Kosovës vetëm nga zhdoganim i veturave të vjetra, gjatë pesë muajve të këtij viti, njofton Dogana e Kosovës. Deri më tani janë futur mbi 5500 vetura të vjetra, ose mbi 1600 më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Siç raporton e përditshmja “Zëri” Dogana e Kosovës ka planifikuar që këtë viti të inkasojnë rreth 20 milionë euro vetëm nga zhdoganimi i veturave të vjetra.
“Ne kemi një rritje të veturave të vjetra të zhdoganuara në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri tani janë zhdoganuar 5585 vetura të vjetra, kur vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi zhdoganuar 3900. Dogana për këtë vit ka grumbulluar të hyra afër 13 milionë euro”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganave të Kosovës.
Sipas tij, shumë më pak përfitim për arkën e shtetit kanë sjellë veturat e reja të cilat gjatë periudhës 2011-2012 kanë arritur që mbledhin vetëm 3 milionë e gjysmë nga zhdoganimi i tyre.
Shumica e veturave të vjetra, importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht nga Gjermani dhe Italia. Ndërsa veturat më të preferuar në tregun kosovarë, janë ato që vijnë Zvicra, për shkaka të kualitetit dhe kontrolleve teknike rigoroze që bëhen nga autoritet zvicerane.
Ndryshe, të gjitha veturat e vjetra që nuk e kalojmë moshën 13 vjet, mund të doganohen. Ndërsa nga 8 vjet deri në 13 vjet të vjetër, veturat duhet të paguajë një kosto më të lartë të akcizës, varësisht edhe nga sasia motorike. Psh. një veturë Mercedes C 220 dizel i vitit 1999, vetëm akciza i kushton 1500 euro.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









